Itali, kapet shqiptari me kokainë dhe 8 mijë euro - Bota Sot
Itali, kapet shqiptari me kokainë dhe 8 mijë euro

Diaspora

Itali, kapet shqiptari me kokainë dhe 8 mijë euro

Më: 7 korrik 2019 Në ora: 07:21
Policia italiane

Policët e Ankonas mëngjesin e ditës së djeshme vunë në pranga një 36-vjeçar shqiptar, nën akuzën e trafikimit të kokainës.

Mediat fqinje bëjnë me dije se në pranga ka rënë shtetasi me iniciale S.M, i cili falë punës në kontakt me turistë të shumtë kishte siguruar tregun e kokainës, të cilën e shiste 100 euro për gram.

Nën momentin e arrestimit policia gjeti dhe sekuestroi 150 gram kokainë të pastër dhe rreth 8,000 euro në para të gatshme.

Më tej kontrolli u shtri në dy apartamentet ku jetonte shqiptari, në një me nënën dhe në tjetrin me bashkëshorten, gjithashtu edhe dy makinat e tij.

Nga kërkimët u gjet dhe sekuestruan disa doza kokainë, para të gatëshme, si dhe një listë me emra që ishin blerës tek shqiptari.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...