Sazo dhe Iso shqiptare në Malmë të Suedisë - Bota Sot
Sazo dhe Iso shqiptare në Malmë të Suedisë

Diaspora

Sazo dhe Iso shqiptare në Malmë të Suedisë

Nga: Radaman Reshitaj Më: 8 korrik 2019 Në ora: 12:27
Sazo dhe Iso shqiptare

Në Malmë, në qytetin jugor të Suedisë, për çdo vit gjatë verës mbahen aktivitete të shumta kulturore të njohura si Sommarscen (Skena verore). Aktivitetet zhvillohen në natyrë të hapur në parkun e bukur, Pildamsparken që shtrihet në zemrën e qytetit të Malmës.

Manifestimet e sivjeme kanë filluar më 15 qershor dhe do të  përfundojnë më 8 gusht. Këtu, për publikun e gjërë prezantohen vlera të shumta kulturore, poezi, mzikë, film.

Mbrëmë, në kuadër të këtyre manifestmeve, u prezantua Grupi muzikor Sazo&Iso nga Shqipëria. Ata prezantuan muzikë të zgjedhur dhe karakteristike nga Shqipëria e Jugut.

Image

Këngëtarët Donika Petallari, Adriana Thanasi dhe Robert Tralo të shoqëruar nga orekstrina e udhëhequr nga Aurel Qirijaqi, me interpetimet e tyre brilante sollën në Malmë emocione shumë të forta. Në programin e tyre kishte valle dhe këngë ku paraqitej në të njëjtën kohë  trishtim dhe gëzim. Iu këndua trimërisë së Ҁerqiz Topullit, epikës së Osman Takës, dashurisë së siqertë dhe të pathyeshme të Tanës… gjëmoi dhmbja krenare e klarinetës, u emitua zëri i kanarinës përmes violinës së Aurel Qirjaqit.

Kënga e vallja e Shqipërisë së Jugut, në skenën verore të Pildamsparken në Malmë, denjësisht pushtuan zemrat dhe shpirtin e atyre që kishin ardhur për ti parë e për ti dëgjuar. Interpetimet u përcollën me duartrokitje të gjata,kurse para skenës edhe vet duke vallëzuar, vazhdismisht shprehnin kënaqësinë dhe admirimin e muzikës shqipe shumë nga sektatorët.

Ansambli Sazo dhe Iso është formuar nga tre producentë, nga amerikani Joe Boyd, nga gjermanja Andrea Gortler dhe shqiptarja Edit Pula. Që nga viti 2017 ata së bashku prezantojnë muzikën e Shqipërsë së jugut nëpër shumë shtete të Evropës dhe të botës. Kudo që paraqiten priten si është më së miri.

Njëra nga bashkëhemeluesit e ansambit, Edit Pula, thekson se ky koncert u realizua në bazë të ftesës që grupi ka marrë nga Bashkia e Malmës dhe nismës së Shoqatës Shqiptare ”Tirana”. Nga Malmë po largohen me përshtypje të mira.

Në qytetin e Malmës me rrethinë llogaritet të jetojnë mbi 10 mijë bashkekombas tanë. Por, mjerisht koncertin e ndoqën një numër i vogël i tyre. Pjesa dërmuese espektatorëve ishin suedezë dhe qytetarë nga shtete të tjera.

Mbase në numrin e vogël të shqiptarëve në publik ka ndikuar edhe koha e pushimeve verore. Por ata që kanë pasur mundësi të vijnë dhe nuk erdhën, kanë humbur një shans për të dëgjuar dhe përjetuar pjesë të muzikës së mirëfillt shqiptare.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...