Masakroi shqiptarin, vrasësi grek ankohet se e kanë ‘vrarë’…

Diaspora

Masakroi shqiptarin, vrasësi grek ankohet se e kanë ‘vrarë’…

Më: 11 korrik 2019 Në ora: 18:15
Greku i akuzuar si vrasës me pagesë, vijon të mohojë në gjyq që të jetë ai autor i ekzekutimit të Devi Kasmit

Greku i akuzuar si vrasës me pagesë, vijon të mohojë në gjyq që të jetë ai autor i ekzekutimit të Devi Kasmit, më 29 janar 2018.

Ai është shfaqur i veshur sportiv në seancën e sotme gjyqësore, por teksa ka mohuar këtë akuzë të ngritur ndaj tij, ka hedhur një akuzë ndaj grupit të efektivëve që bëjnë shoqërimin e të pandehurve nga qelia për në gjykatë.

Duke nxjerrë duart nga kafazi i të pandehurit, Efthimios Efthimiu, ka thënë se policët i kanë shtrënguar prangat më shumë seç duhet duke i shkaktuar dëmtime në kyçet e duarve.

Image

Greku akuzohet si ekzekutor, ndërsa grupin që porositi vrasjen dyshohet se e drejtonte Aurel Hoxhallari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat