Dr.Koço Danaj dhe debati për gjenocidin grek ndaj Çamërisë

Diaspora

Dr.Koço Danaj dhe debati për gjenocidin grek ndaj Çamërisë

Nga: Skënder Karaçica Më: 14 korrik 2019 Në ora: 23:18
Skënder Karaçica

Në emisionin debat në studio:Albanian TV of America, musafir dr.Koço Danaj dhe të drejtuar nga Gani Vila, tema bosht e këtij emisioni gjenocidi grek ndaj Çamërisë.

Në këtë debat televiziv,dr.Koço Danaj në dritën e Platformës Politike për Shqipërinë Natyrale,ndër të tjera ritheksoi se zgjidhja më e drejtë demokratike dhe në përkrahjen e faktorit ndërkombëtar BE-SHBA,do të sihte që Çamëria shqiptare të shpallet (ZONË E LIRË)në mes Shqipërisë dhe Greqisë dhe të lejohen populli shqiptar çamë të kthehen në shtëpitë dhe pasurinë e tyre.

Duke shpaluar shumë çështje shqiptare në kronikat arkivore dhe historike lidhur me Shqipërinë dhe çështja e Kosovës.dr.Koço Danaj,përmendi një fakt të rëndësishëm arkivor i panjohur për opininionin e gjerë shqiptar se Mbreti Ahmet Zogu në vitin 1940 në Angli nuk është pranuar si ,,Mbret i Shqipërisë,,por sipas dr.Koço Danaj,ai ishte pranuar vetëm si refugjatë(cit.sipas dr.K.Danaj)

Ndërkaq,në rrethanat e kohës dy mbretërit e Serbisë dhe Greqisë janë pranuar si ,,Mbret të Serbisë dhe Greqisë,,thekson në në debat dr.Danaj.Mirëpo,sipas dokumenteve arkivore kur është pyetur nga Washingtoni pse Ahmet Zogu nuk është pranuar me statutin,,Mbret i Shqipërisë,,Londra zyrtare pati thënë se lidhur me këtë,,do të hidhërohej Greqia dhe Serbia,ndonëse kishin planin e përbashkët që pas Luftës së Dytë Botërore (1941-1945)të dyja këto shtete me qëndrime hegjomoniste dhe antishqiptare të ndanin Shqipërinë në dysh për grabitjen e tyre(cit.dr.Koço Danaj).

Në dritën e ngjarjeve lidhur me gjenocidin grek ndaj Çamërisë Shqiptare,do të sugjeronim Komunitetit Shqiptaro-Amerikan në Detroit si dhe Redaksinë Albanian TV of America me Drejtorin Gani Vila që dr.Koço Danaj të dëshmojë në Komisionin për Politikë të Jashtme në Kongresin Amerikan në Wshington,që e drejton miku i shqiptarëve dhe kongresmeni Eliot Engel,një nga njohësit më të mirë të çështjes shqiptare në Ballkan dhe të Çamërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat