Shkatërrohet banda kriminale italo-shqiptare e trafikut të drogës, 12 të arrestuar

Diaspora

Shkatërrohet banda kriminale italo-shqiptare e trafikut të drogës, 12 të arrestuar

Më: 19 korrik 2019 Në ora: 08:10
Ilustrim

Policia italiane ka goditur një grup kriminal të trafikut të drogës, që vepronte në zonën e Messinës në Itali.

Operacioni çoi në prangosjen e 12 personave, shtetas italianë dhe shqiptarë.

Të arrestuarit dyshohet se kishin ngritur një organizatë kriminale në fushën e trafikut të lëndëve narkotike. 

Siç raportojnë mediat grupi kishte aktivitet të gjerë kryesisht në lagjen “Mangialupi”, ndërsa ata ishin të pajisur edhe me armë.

Të dyshuarit akuzohen për trafikimin dhe shitjen e kokainës dhe marijuanës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat