85 km larg vendit ku u gjet i vrarë presidenti i Çamërisë, gjendet i vdekur një tjetër shqiptar

Diaspora

85 km larg vendit ku u gjet i vrarë presidenti i Çamërisë, gjendet i vdekur një tjetër shqiptar

Më: 22 korrik 2019 Në ora: 07:51
Mediat holandeze raportojnë se trupi i vdekur i takon një shqiptari 43 vjeç.

(E plotësuar) - Një trup i një njeriu u gjet në kanalin e Amsterdam-Rhein pranë Nigtevechtit dhe ai është një shqiptar.

Mediat holandeze raportojnë se trupi i vdekur i takon një shqiptari 43 vjeç.

Ai ishte i humbur prej disa kohësh. Është e paqartë sesi trupi i pajetë i shqiptarit ka përfunduar në këtë kanal në Holandën Veriore.

Një kalimtar ka parë trupin në ujë pasdite dhe ka thirrur menjëherë policinë. Policia nisi një hetim dhe zbuloi se trupi është i një shtetasi të Shqipërisë.

Forcat policore po kryejnë hetime të gjera për vdekjen e dyshimtë.

Mediat kryesore në Holandë thonë se kjo vrasje mund të ketë lidhje me ekzekutimin e Festim Latos, i vetëshpallur president i Çamërisë.

Festim Lato, president i vetëshpallur i Çamërisë u gjet dje i vdekur në Holandë, vend ku jetonte prej disa vitesh.  

Shumë shqiptarë thonë se vrasja e tij mund të jetë bërë për arsye politike. Por, tjetër version mbetet ai se Lato është marrë me biznes në shtetin holandez dhe është zhytur në borxhe në shuma marramendëse.

***

Një tjetër shqiptar është gjetur i mbytur në kanalin e Amsterdam-Rhein pranë Nigtevechtit, 85 km larg vendit ku u gjet i vrarë presidenti i vetëshpallur i Çamërisë Festim Lato.

Mediat holandeze raportojnë se nuk dihet ende shkaqet e vdekjes së tij. Ai u vu re nga një kalimtar i cili vuri re diçka po lundronte në ujë.

Nuk dihet nëse dy ngjarjet kanë lidhje me njëra-tjetrën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat