U jepet “nënshtetësia italiane e nderit” pesë emigrantëve nga Kosova, pas aktit heroik

Diaspora

U jepet “nënshtetësia italiane e nderit” pesë emigrantëve nga Kosova, pas aktit heroik

Më: 25 korrik 2019 Në ora: 16:04
Emigrantë ngfa Kosova

Pesë emigrantë nga Kosova Laurat Hoti, Florim Bytyci, Burim Kuci, Ilir Lekaj e Lulzim Bytyci, që prej disa vitesh jetojnë e punojnë në Itali janë vlerësuar me “Nënshtetësi nderi italiane” për gjestin e tyre heroik.

Ata shpëtuan pesë të rinj  të cilët pas një aksidenti rrugor ishin rrëzuar në një kanal me ujë së bashku me makinën e tyre. Ngjarja tragjike ndodhi në afërsi të qytetit të Jesolo.

Në natën e 14 korrikut 5 emigrantët kosovarë, me profesion muratorë, ishin të parët që u gjendën në vendin e aksidentit dhe me shpejtësi u zhytën në ujë, për të shpëtuar të rinjtë italianë.

Image

Ata mundën të nxjerrin gjallë prej ujit vetëm Giorgia Diral, ndërsa 4 të rinjtë e tjerë, të gjithë në moshën 22-23 vjeçare, humbën fatkeqësisht jetën.

Pesë emigrantët nga Kosova pasi i nxorën ishin ata që u dhanë ndihmën e parë të rinjve të aksidentuar duke lajmëruar dhe mjetet e shpëtimit e ndihmën mjekësore.

Pas gjestit të tyre heroik, shqiptaret Laurat Hoti, Florim Bytyci, Burim Kuci, Ilir Lekaj e Lulzim Bytyci  u larguan në heshtje pa pretenduar as falënderime apo nderime.

Ishte familja e Giorgias që shpëtoi dhe kryetarja e bashkisë së Musile, të cilët kontaktuan emigrantët u vendosën t’i nderojnë për gjestin e tyre heroik me vlerësimin “nënshtetësia e nderit italiane”, si shembull të një qytetetarie model.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat