Rrugëtimi nëpër shekuj te vëllezërit Arbëreshë

Diaspora

Rrugëtimi nëpër shekuj te vëllezërit Arbëreshë

Nga: Shefqet Cakolli Më: 26 korrik 2019 Në ora: 01:02
Arbëreshët

Rrugëtimin te vëllëzërit Arbëreshë në Itali, e kishim ka here në mendje dhe secilën here që dikush e vizitonte ate, ne lakmonim dhe thonim; "E sikur të ishim edhe ne atje ", dhe kështu duke na ushqye dhe frymëzu për mbijetesën dhe ruajtjen e gjuhës, besimit, traditës, mënyrën e jetesës dhe zakoneve të vjetra gati 600 vjeqare, që nga koha e Skënderbeut e këtej, ardhur kryesisht nga viset tona shekullore të Shqipërisë së sotme dhe viset tjera, shtyrë nga mbijetesa, nga luftërat, nga shtypjet dhe rrethanat e pa favorëshme të popullit shqipëtarë duke i uzurpua tokat tona ndër shekuj, nga armiqët më të përbetuar që kishte historia e kombit tonë, duke fillua nga lufërat me romakët, luftërat bizantine, pushtimi nga perandoria turke, grekët e deri te sllavët e jugut, por këtu ndalemi te periudha e famëshme e luftës së Gjergj Kastriotit- Skenderbeut, e më pas për çka sot po flasim.

Pikërisht duke shfletua kështu literaturat dhe shkrimet për Arbëreshët, po shpalosja dhe veqoja disa nga ato më të rëndësishmet, që sot ja vlenë ti përsërisim e që ishin shkruar nga shumë autor e shënime të grumbulluara nëpër gazeta e revista, por edhe përmes historive të tjera të shkruara me shekuj, por edhe tani më që kemi më shumë mundësi ti gjejmë shumë leht po deshëm ti hyjmë leximit, dhe të kaluarës sonë.

Arbëreshët e ardhur nga Shqipëria dhe viset tjera, në periudha e pushtimit otoman, dhe periudhës së lavdishme të Skenderbeut, e sidomos në pleqërin e tij dhe në veqanti pas vdekjes të tij, u vendosën kryesisht në jug të Italisë, duke u shpërndarë në komunitete si në; Abruzzo, Basilicata, Campagna, Calabria, Puglia, Molise, e Sicilia, ku identifikoheshin lehtësisht nga vendasit për shkak të gjuhës së tyre të veçantë që përdornin në të përditshmen e tyre. Edhe pse shumë nga këto komunitete shqiptare të ardhura në jug të Italisë, sidomos ata që u vendosën pranë zonave urbane të banuara nga vendasit, përgjatë dekadave e shekujve, nuk mundën t’i përballonin asimilimit, por edhe shpërnguljes nëpër pjesë të tjera të Italisë, si në Bari, Cosenza, Crotone, Milano, Napoli, Palermo, Torino, e gjetiu, bile gjatë shekullit të kaluar duke marr parasyshë edhe dyndjet dhe migrimet në Europë e Amerikë, që sot thuaja se janë të asimiluar shumica prej tyre.

Image

Pikërisht për këtë flitet dhe thuhet se sipas disa studiuesve të ndryshëm, më shumë se 30 lokalitete arbëreshe janë asimiluar dhe e kanë humbur gjuhën dhe identitetin e origjinës duke u integruar së pari në atë italiane, më pas ato gjermane, amerikane e shtete tjera të Europës e Amerikës.

Sot, në të gjithë Italinë, e që njihen edhe zyrtarisht, janë përafërsisht më se 50 komunitete arbëreshe apo shqiptarë të Italisë, siç njihen ndryshe. Nga këto ndoshta mbi 40 komuna, 9 qendra të vogla, të shpërndara në 7 qarqe (regjione) të Italisë së jugut dhe ishujve në jug, rezultojnë që jetojnë si rezidentë rreth 200.000 shqiptarë të Italisë, gjithënjë sipas shënimeve të faktorit shqipëtarë, edhe pse përllogaritjet mund të jenë edhe më të mëdha marr për bazë mirgimet dhe asimilimet, edhe pse statistikat shtetrore të Italisë nuk i paraqesin më shumë se 100.000 banor me prejardhje arbëreshe.

Qarqet (Regjionet) ku arbëreshët janë vendosur masivisht, madje në zona shumë pranë njëri-tjetrit, është Kalabria, me rreth 60.000 - 80.000 banorë, të vendosur në 30 komuna dhe 3 qendra më të vogla banimi, kryesisht në provincën e Kozencës. Një komunitet i madh është vendosur në ishullin e Sicilisë, pranë Palermos. Në Puglia janë vendosur pak arbëreshë në 4 komuna, me rreth 12.000 – 14.000 banorë, të përqendruar kryesisht në Foggia, Casalvecchio e Chieuti, në provincën e Tarantos në San Marzano, por edhe në qytetin e Barit e Cassani delle Murge. Komunitete më të vogla arbëreshe janë të vendosur edhe në Molise (Campomarino, Ururi, Montecilfone e Portocannone); Basilicata (San Paolo Albanese, San Costantino Albanese, Barile, Ginestra e Maschito), por edhe në Campania e Abruzzo.

Image

Komunitetet arbëreshe më të mëdha për nga numri i popullsisë dhe territorit janë; Piana degli Albanese (Hora Arbëreshëve), Contessa Entellina ( Kundisa ), Santa Cristina ( Shëndastina ) në Palermo, Spezzano Albanese, San Demetrio Corone (Shën Mitri), San Giorgio (Mbuzat), San Sofia d’Epiro (Shën Sofia e Epirit), Vaccarizzo Albanese (Vakarici), Civita ( Çifti ), Lungro (Ungra) në provincën e Kozencës, San Marzano di San Giuseppe në Taranto etj.

Vëllazëria që mblodhi grupe dhe shoqëri arbëreshe, e në mesin e tyre edhe një nga Malësia e Tuzit në Malë të Zi

Casalvecchio di Puglia – Kazallveqi, ishte vend takimi i festivalit " Vëllazëria" që organizohej në kuadër të komunës me kryetarin e saj të mrekullueshëm, Noe Andreano, i cili pranoi edhe librin monofrafik të SH.K.A "Dardania" në Winterthur të Zvicrës, dhuruar nga kryetari i saj.

Ai rrinte dhe shoqërohej me të gjithë të pranishmit e këtij festivali, ku po merrnin pjesë këto grupe dhe shoqëri kulturore pa asnjë konkurenz, por thjesht pjesëmarrje dhe shoqërim vëllazëror ashtu ishte emërtu vetë emëri i festivalit "Vëllazëria".

Ashtu sipas programit të paraparë, kryetari dhe panelistët kishin organizu një tryez, dhe hapjen e festivalit e bëri në bashkëpunim me organizatorët që i kishte gjithënjë afër, përkushtimishtë ishte edhe stafin teknik, që kujdeseshin për mbarëvajtjen e gjithë programit.

 

Në natën e parë u paraqiten vallëzime, këngë dhe lojra popullore e folklorike nga: SH.K.A "Rapsha" nga Tuzi në Malë të Zi, mandej "Shpirti Arbërsh" nga Cerzeto, "Katundi ynë" nga San Marzano, "Pro Loco Arbëria" nga Lungro, "Qifti Arbëresh" nga Chieuti, "Tallandishat të Katundit" ( nikoqire) nga Casalvecchio di Puglia etj.

SH.K.A "Rapsha" kishte ardhë nga Tuzi me autobusin e tyre për të shpalos vlerat e përbashkëta me vëllezërit arbëresh, me një program të pasur kulturor, të cilat u interpretuan me një përkushtrim dhe vullnet të madhë para masës së gjërë në këtë festival, duke përfëshirë këtu lojra popullore këngë dhe valle të kësaj treve. Por duke mos e anashkalua edhe diefilimin në dy netë rreshtë, e të gjitha grupeve pas inaugurimit të festivalit nga ana e kryetrit të komunës.

Grupi "Shpirti Arbërsh", që karakterizohej me këngët tipike arbëreshe, la të kuptoj se kënga në grup dhe vallja arbëreshe jeton dhe gjallëron edhe tek brezat e rinjë, por duke u mbështetur edhe nga më të vjetrit që ngjiteshin bashkë me ta në skenë, nënë përcjellje të një harmonike të tipike arbëreshe luajtun nga një i moshuar.

Grupi "Katundi ynë" ishte pak sa më shumë me një përzirje të gjenertave, duke përfëshir këtu edhe fëmij, të moshuar dhe të rinjë.

"Pro Loco Arbëria" nga Lungro, po ashtu kishte zgjedhur këngë edhe të kërcimeve, ku mund të vallëzonin edhe publiku dhe të kompletuar edhe nga veglat muzikore tipike të arbërshëve të kësaj ane.

"Qifti Arbëresh" nga Chieuti, po ashtu u prezentua me muzikë të vjetra arbëreshe të kombinuara edhe me vegla muzikore të cilat kompletoheshin me këngë solo të dy gjinive por edhe duet.

"Tallandishat të Katundit" si nikoqire nga Casalvecchio di Puglia,

(Kazallveqi) karakterizohej nga pjesëmarrja e të rinjëve, të dy gjinive dhe këngët e tyre arbëreshe të kënduara me pasion, por edhe vallëzime në dyshe sidomos gjatë defilimit në qytezën e festivalit.

Nuk mungoj as kënga nga Kosova, interpretuar nga orkestra e kombinuar aty për aty nga një dashamirë i kulturës dhe traditës sonë i cili jetonte dhe punonte në Itali, por që pasion e kishte qiftelinë dhe këngën shqipe.

Vizita në Katundin e Xhozef Diogardit së bashku me vëllezërit e trojeve tona, një shembullë për bashkim kombëtar

Katundin e Xhozef Diogardit dhe arbëreshët atje, kësaj radhe patëm rastin ti vizitojmë së bashku me gazetarin e mërgatës sonë Rexhep Rifatin që ishte hera e tretë e vizitës së vëllezërve arbëresh, kurse kësaj radhe dhe këtij qarku ishte hera e parë për te, si që ishte edhe për Gjergj Prenkoçaj, një veprimëtarë dhe pasionant i qëshjtes sonë kombëtare, dhe Shefqet Cakolli, kryetari i Shoqërisë Kulturore dhe Artistike në Winterthur të Zvicës, si grumbullues i folklorit burimor të trevave tona kombëtare, si dhe më pas në shoqërim të dy miqëve që u takuam në festivalin "Vëllazëria" në Kazallveqi, zonjën Elida Jorgoni, kryetare e Lëvizjes "Foleja Kombëtare Shqiptare" me seli në Durrës, dhe Luigj Junçaj nga Malësia e Tuzit, veprimëtarë në SH.K.A "Rapsha" ku vizituam Kadundin (Greci), aty ku lindën prindërit e Joseph DioGuardit, i cili lindi dhe jeton më tash në Amerikë.

E veqanta që binte në sy ishte Gjergj Kastrioti Skenderbeu, ku shumë sheshe dhe rrugë emërtoheshin në emër të tij, dhe tash kohëve të fundit ishin inauguru edhe buste dhe shtatore të Skenderbeut, duke marr për bazë 550 vjetorin e vdekjes së tij vitin që shkoj. Pështypje të veqanta patem sidomos me tabelat dhe njoftimet edhe në gjuhën shqipe, por edhe me bujarinë dhe mikëpritjen e arbëreshëve duke na përshëndet dhe ndrru ca fjalë edhe në gjuhën arbëreshe, me çka ne ju tregonim se ishim nga Shqipëria, Kosova dhe Malësia në Mal të Zi, ishim bërë kështu në rastësi tri vise të tokave tona, për ti vizitua vëllezërit tanë që po ruajnë me kaq fanatizën gjuhën traditën dhe kulturën e të parëve të tyre tash e 600 vjet.

Natyrishtë se kultura dhe besimi fetar dominonte thuaja se në të gjitha fshatrat dhe qytetet e arbëreshëve, andaj për hirë të saj vizituam edhe shtëpin dhe vendin e lindjes së shenjëtorit Padre Pio në qytetin e Pietrelcina, një qytez në maje të një kodrine me kështjellë dhe selin e vetë Shën Padre Pio, që respektohej nga të gjithë vitizorët për mrekullit e tija, për çka u bindem edhe ne me shtatoret e shumta që ishin vendos në ato anë dhe krahina të Italisë.

Mbrëmja e dytë e festivalit jehoj më shumë me argëtim dhe muzik për relaksim.

Në natën e dytë kishte kryesisht muzikë të kërcimeve për publikun dhe muzik të leht e melodi instrumentale orkestruar nga: "Ethnos" nga Lucera, e cila la një përshtypje se ky grup i kombinuar në këtë festival, prodhoj mrekulli me valle instrumentale dhe këngë të reja arbëreshe, me çka edhe fascionoj publikun me paraqitjen e tyre.

Po ashtu edhe këngëtarja e muzikës argëtuese Brunilda Lato nga Asquaformosa, që ishte bashkangjitur me ta, krijuan atmosfer të mrekullueshme me orkestrimin direkt të veglave dhe këngëve të tyre para publikut artdashës.

Vizitat në qytezat dhe te vëllezërit arbëresh, na bënë të jemi krenar me bujarinë dhe afrinë që kishin për ne

Chieuti – (Qefti), një qytezë e populluar kryesisht me pasardhës të Skenderbeut, të cilët kishin edhe lagjen e Gjergj Kastrioti – Skenderbeut, si dhe të familjeve tjera të luftëtarëve të asaj kohe, i cili shtrihej në në naltësi të rrethuar nga ullinjë rrethë e për qark asaj naltësire, e që në një shesh të gjërë të saj ngrihej busti i Skenderbeut që kishte një prapavij të natyrës me ullinjë dhe flutura betoni që prodhonin rrymë.

Ashtu si kishim planifukua ti bënim një vizit disa fshatrave arbërshë, po përshkonim qytezen në këmbë duke marr pamje të arkitekturës dhe rrugicave të ngushta të lashtësisë së vjetër të qytetrimit, po rastësishnim në një miken tonë, që ishim takuanjë natë më parë në festivalin e Vëllazëria, e që sa po i këtheheshin nga plazhi i detit, sepse edhe ashtu bënte vapë e madhe atë ditë.

Pasi u përshëndetem me Arjana Ballukun, që vinte nga Tirana, ajo na njoftoj me burrin e saj arbërsh, që po jetonte në këtë qytet tash e 27 vite dhe kishin krijua familje me një vajz e cila po studionte mjekësin.

As që bëhej fjalë që ne ta refuzonim mikërpritjen e saj edhe në shtëpi, në frymën dhe zakonin tonë më tash të vulosur: bukë, kryp e zemër, për të parë edhe nga afër jetën dhe formën e jetesës së arbërshëve, ku ne patem fatin që të na shtjellonte shumë mirë jetën dhe veprimëtarinë e arbërshëve këtu dhe në rrethina tjera, për çka na la përshtypje gjuha e Donato D`Ascrnzo burrit të Arjanës i cili ishte adaptua me gjuhën e sotme shqipe dhe komunikonim me lehtësi, ashtu sikur të ishim në mes të Tiranës.

Më pas me propozimin e Arjanës, patem rastin të njifemi me studiusin dhe profesorin Mario Massaronit, i cili kishte vizitua disa here institutin albanologjik në Prishtinë eTiranë dhe kishte bërë një libër për qytetin e Qeftit dhe arbëreshët, me çka edhe ne morem nga një ekzemplar nga dora e tij, dhe që na lanë një mbres edhe këngët e zonjës Massaroni e cila këndoj disa këngë arbëreshe, dhe që shumë leht kuptoheshin fjalët e kësaj gruaje të mrekullueshme edhe pse e moshuar ajo ruajnt kujtime të mira nga të parët e saj.

Më pas vazhuam rrugëtimin tone drejt Ururi – (Ruri), i cili kishte një infrastruktur të rregulluar me emërtime dhe njoftime edhe në gjuhën shqipe - abëreshe, të rrugëve dhe institucioneve komunale, dhe patëm edhe disa takime me vendasit që flisnin me kënaqësi historit e tyre, por edhe përgjigjeshin pytjeve tona për numrin e banorëve dhe përkatësinë, duke na tregua se këtu janë të gjithë arbëreshë.

Pas Ururit vazhduam për në Portocannone – (Porkanuni), e cili qytezë ishte binjakzuar me qytetin historik të Krujës në Shqipëri, prej nga vizituam qendrën dhe bustin e Skenderbeut që ishte vendoj po ashtu këtë vitë, për të vazhdu edhe te shtëpija e pleqëve të cilët mundoheshin të na spjegonin prejardhjen edhe pse nuk mundnin të flisnin gjuhën edhe aq mirë në përjashtin të dy tre vetave.

Për të vijua kështu me qytezën e radhës shumë pran bregdetit Adriatik, Campomarino – Këmarini, ku flitej se Skënderbeu kishte fjetur disa here në takime të fshehura në kohën e luftës me otoman.

Veqanti e këtij qyteti ishin muralet që ishin stolisur me figura të Skenderbeut, Nënë Terezës, dhe papës së Vatikanit, por edhe punime tjera të përditëshmërisë së atëherëshme, si në vreshta, magje, peshkime e pamje tjera të mahnitëshme që e bënin qytezen shumë atraktive për vizitorët. Aty takuam edhe shqipëtarë nga Shqipëria të cilët ishin grumbullua në një klub gjuetije dhe po bënin llafe e po freskoheshin nga vapa e madhe që mbretroj ato dita.

Dhe krejt në fund ne po këthehehim nga misioni ynë duke lënë përshtypje tejet të mira për viziten që patem së bashku ne nga Zvicra me një betim se edhe në të ardhëmen do ti vizitojm viset tjera arbëreshe, për ti njohur më afër vëllezërit tanë, edhe ashtu pak të lënë anash nga shtetet tona instuticionale. Andaj edhe neve duhet të jemi edhe më të bashkur dhe më të devotshëm që ti ruajmë dhe kultivojmë këto vlera, që janë jetike për popullin tonë, e pse jo kur dihet se sot kanë ndryshua rrethanat, duke marr për bazë se sot ka mundësi të komunikojmë të bashkëpunojm, të shoqërohemi përmes kulturës së pari e pse jo edhe përmes poreve tjera të jetës dhe veprimëtarive ekonomike, arsimore, kulturore, sportive, krejt në në mirë të shqipëtarëve dhe pasardhësve tanë, ku do që janë ata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat