Ra në pishinë, ndërron jetë në spital 4-vjeçarja shqiptare

Diaspora

Ra në pishinë, ndërron jetë në spital 4-vjeçarja shqiptare

Më: 27 korrik 2019 Në ora: 19:22
Foto ilustrim

Një lajm i trishtë vjen nga Italia, ku një vogëlushe shqiptare që u rrëzua në një pishinë, ka ndërruar jetë në spital.

Ngjarja e rëndë ndodhi 6 ditë më parë, teksa 4-vjeçarja shqiptare, Leanda Kotorj ra aksidentalisht në një pishinë në provincën e Fermos.

Lajmi i hidhur u dha nga menaxherët e qendrës turistike "La Rissaca", ku 4-vjeçarja ndodhej së bashku me familjen e saj.

Në një postin në "Facebook", ata u shprehen:

Sapo mësuam lajmin se fëmija që rrezikoi të mbytej në pishinë të dielën e kaluar, nuk mundi dot t’ia dalë. I gjithë stafi qëndron pranë familjes në këtë momente të vështira."

Sipas mediave italiane, vogëlushja shqiptare i shpëtoi një çast vëmendjes së prindërve, duke përfunduar brenda në pishinë.

4-vjeçarja u gjet me kokën në ujë nga një prej pushuesve, ndërsa gjendja e saj ishte tejet kritike.

Ajo u transportua në spital me helikopter, ku mjekët i dhanë ndihmën e parë.

Mjekët bënë gjithçka që ta mbanin në jetë, por zemra e Leandës së vogël pushoi së rrahuri, duke mos mbijetuar dot.

Familja Kotorj janë me kombësi e origjinë shqiptare, por kanë jetuar në Itali për shumë vite. Përveç 4-vjeçares që humbi jetën, ata kanë një djalë 6-vjeçar, i cili ishte prezent në momentin kur motra e tij u rrëzua në pishinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat