Dorëheqja e Kryeministrit : Kulmi i tërbimit shovenist serb dhe padrejtësisë ndërkombëtare

Diaspora

Dorëheqja e Kryeministrit : Kulmi i tërbimit shovenist serb dhe padrejtësisë ndërkombëtare

Nga: Magjister Agim Aliçkaj Më: 29 korrik 2019 Në ora: 06:49
Agim Aliçkaj

Ishte ky një lajm shqetësues, por jo i papritur. PërKryeministrin Haradinaj, edhe pse politikisht të dobësuar, shpëtim nga “koalicioni jolojal i dëmshëm për Kosovën”, dhe këthim në vendin e merituar të patriotëve dhe heronjve të kombit.

Për Kosovën, kulmi i  çfrenimit të shovenizmit serb, dhe, për më keq kulmi i padrejtësisë ndërkombëtare ndaj popullit të Republikës së Kosovës. 

Për ata që janë optimist, shans dhe shpresë për një ngritje të madhe kombëtare.

Akti i gjykates së Hagës për ta marrë Kryeministrin e Kosovës në pyetje, i cili ishte faktor dominant që e shtyri atë në dorëheqje, pa marrë parasyshë arësyen, ngjallë dyshime, dhe e dëmton autoritetin e saj si vend i drejtësisë. Pse tash, pse Kryeministri Haradinaj, luftëtarë i lirisë, për herë të tretë në Hagë, po ku janë shumë kriminel të vërtetë ?! Kjo gjykatë rrezikon të vlerësohet dhe dëshmohet si gjykatë politike. 

Politika ndërkombëtare 20 vjeçare, fundamentalisht e gabuar, e barazimit të agresorit serb me viktimën shqiptare, e përkrahjes së  “politikanëve servil” siç thojnë amerikanët  “politically correct” të Kosovës, e kombinuar me ledhatim të Serbisë, dhe lëshime të njëpasnjishme në dëm të Kosovës, dështoi përfundimisht.  Është absurde dhe e pakupëtueshme, si u lejua Serbia  agresore dhe humbëse e luftës të shëndrrohet në “viktimë”, në vend se të dënohet për krimet e dokumentuara monstruoze.

Duhet shpresuar dhe besuar se erdhi koha për një rrugë tjetër! Erdhi, koha për një thyerje të madhe, ngritje të madhe kombëtare. Erdhi koha për një rezistencë të re, e të organizuar paqësore. Rezistencë gjithëpopullore me zgjedhje të reja dhe forma tjera, kundër padrjetësisë ndërkombëtare dhe klasës politike të korruptuar e të dështuar. Populli i Kosovës  nuk ka ç ka të humbë më shumë. Liria nuk mund ti merret më kurrë, luftën e ka fituar  dhe luftërat kan përfunduar.

Kosova, është e shenjtë për kombin shqiptar, është vija e fundit tëmbrojtjes kombëtare. Nuk bën dhe  nuk mund të ndahet. Shkëmbimi i teritorit është katastrofal dhe i parealizueshëm . 

Zgjidhja e imponuar është burim i konfliktit të pafund dhe nuk bën të pranohet kurrë nga populli i Kosovës.

Dhe kështu duhet shpresuar se klasa politike ( pozitë dhe opozitë) do të ballafaqohet me realitetin, do ti kuptojë dhe pranojë dështimet, dhedo të fillojë me ndryshimin e kursit të veprimit.Duhet shpresuar, se ky popull i shumëvuajtur, do të nxjerr në krye, si shumë herë më parë gjatë një historie të vështirë, por të lavdishme, lider të fortë, patriot  të vërtetë, që e duan kombin më shumë se veten, pa ngarkesa nga e kaluara, të pakorruptuar e të pafrikë, që afrojnë dhe angazhojnë kuadro të fortë dhe të aftë për ta çuar çështjen përpara për një zgjidhje të drejtë, në të mirë të Kosovës, Serbisë dhe të mbarë Evropës. 

Njohja zyrtare e Republikës së Kosovës nga Serbia, dhe të gjitha shtetet e Bashkimit Evropian, si dhe  pranimi në OKB, në kufijt  ekzistues, të pranuar me shpalljen e pavarësisë, është parakusht  i panegociushëm për një  zgjidhje të vërtetë dhe të përherëshme. Vetëm kjo mund të hapë rrugë për bisedime qenësore me Sërbinë, në lidhje me marëdhënjet ndërshtetërore dhe trajtim të minoriteteve në të dyja shtetet. Pa këtë njohje nuk ka për çfarë të bisedohet.

Koha e bisedimeve të kota antishqiptare ka kaluar.

E drejta është në anën tonë. Evropa dhe Amerika duhet ballafaquar me fakte dhe argumente. Serbët në Kosovë i gëzojnë të gjitha të drejtat  dhe shumë privilegje, më shumë se çdo minoritet tjetër në botë.  Me ta duhet biseduar vazhdimisht për integrimin e tyre në shtetin e Kosovës. Nga ana tjetër, shqiptarët në Serbi, Maqedoni, Mal të Zi  dhe në Greqi janë sistematikisht të diskriminuar, gjë që shumë lehtë mund të dokumentohet. Sankcionet ekonomike të Qeverisë së Republikës së Kosovës, janë  të domosdoshme dhe përgjigje e merituar ndaj sjelljeve destruktive të klasës politike shoveniste serbe. Ata që kërkojnë të hiqen apo suspendohen, duhet ta përdorin trurin dhe ta pyesin veten, pse Amerika, nuk i suspendon sankcionet kundër Iranit dhe Koresë Veriore  për të biseduar.

Amerika e thotë vetë se, terroristët, diktatorët , shovenistët dhe komunistët, e kuptojnë dhe e respektojnë vetëm gjuhën e forcës dhe presionit të vërtetë.Lehtë mund të spjegohet se nuk ka kurrëfarë dallimi në mes të Iranit dhe Sërbisë, natyrisht në shkallë të ndryshme.

Përpjekjet e fundit serbe për ta siguruar përkrahjen amerikane në realizimin e synimeve të tyre shoveniste dhe ekspanzioniste në Ballkan dhe më gjërë do të dështojë. Amerikanet e dinë fare mirë se serbët me shumicë janë pro-rus dhe anti-amerikan të përbetuar kurse shqiptarët anti-rus dhe pro-amerikanë të përjetshëm. Nuk ka  logjikë të besohet se administrata  patriotike  amerikane  “America First” e presidentit Trump mund të heqë dorë nga interesat strategjike në Evropë dhe investimin e madh në Kosovë, që do ti shërbente Interesave të hegjemonizmit ruso-serb. 

Interesat strategjike të shqiptarëve dhe të amerikanëve janë të njëjta.     

Por, Amerika, nuk ka kohë t’i kryej punët tona. Ne duhet  të punojmë shumë vetë. Me veprimin, luftimin e korrupsionit, angazhimin dhe organizimin tonë, ne duhet ta meritojmë përkrahjen amerikane. Ndryshimet  qenësore janë të domosdoshme dhe duhet urgjentisht të fillojnë  në Kosovë, Shqipëri, dhe trojet tjera shqiptare. Mërgata shqiptare është në ankth dhe pritje të këtyre ndryshimeve. 

Është e gatëshme për përkrahje, por jo pa kushte, që me veprime lobiste dhe aktivitete tjera të ndihmojë në arritjen e zgjidhjes së drejtë dhe përfundimtare  të çështjes sonë kombëtare.  

Pas të gjitha humbjeve dhe dështimeve njëzetvjecare, përfshirë rënjen e qeverisë Haradinaj, ka ardhur koha që politikanët shqiptarë të punojnë për  kombin e vet, pra ta qesin interesin e vendit të tyre të parin. Kombi ynë  e ka dëshmuar se është i drejtë dhe tolerant ndajkombeve, racave dhe besimeve të ndryshme fetare

*Anëtarë i Bordit Ekzekutiv të Ligës Shqiptaro Amerikane 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat