Rrahu dhe grabiti dy femra që njohu online, arrestohet shqiptari në Itali

Diaspora

Rrahu dhe grabiti dy femra që njohu online, arrestohet shqiptari në Itali

Më: 1 gusht 2019 Në ora: 07:57
Ilustrim

Një djalë i ri shqiptar është vënë në prangat e policisë italiane, i akuzuar për rrahjen dhe grabitjen e dy femrave që kishte njohur online.

Shqiptari u arrestua këtë të mërkurë në zonën e Perugia, bashkë me dy bashkëpunëtorë të tij të mitur.

Kanë qenë dy gratë e dëmtuara ato që kanë bërë denoncimin në polici.

Gjatë marrjes në pyetje ato deklaruan se ishin dhunuar dhe më tej grabitur nga disa të rinj shqiptar që kishin njohur online.

Dy grave iu janë marrë një shumë e konsiderueshme parash, teksa lidhur me ngjarjen hetimet janë në vijim. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat