Përmbyset makina me shqiptarë në Itali

Diaspora

Përmbyset makina me shqiptarë në Itali

Më: 3 gusht 2019 Në ora: 15:18
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në Carditello të Italisë, ku një makinë humbi kontrollin dhe u përmbys. Sipas mediave italiane, me automjet udhëtonin 5 persona, të gjithë me origjinë shqiptare.

Ata mbetën të plagosur, ndërsa 3 prej tyre janë në gjendje të rëndë. Të plagosurit u dërguan në spital ku po marrin trajtim mjekësor. Shkaqet dhe dinamika e aksidentit është e paqartë. Automjeti humbi kontrollin dhe doli nga rruga duke përfunduar e përmbysur.

Paraprakisht dyshohet se shkak mund të ketë qenë një moment shpërqëndrimi i shoferit. Identitetet e shqiptarëve të plagosur nuk janë bërë të ditur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat