Aksident tragjik në Itali, kush janë dy shqiptarët që humbën jetën

Diaspora

Aksident tragjik në Itali, kush janë dy shqiptarët që humbën jetën

Më: 5 gusht 2019 Në ora: 12:47
Pamje nga aksidenti

Dy shqiptarë kanë humbur jetën në Itali, si pasojë e një aksidenti tragjik të ndodhur këtë të diel në Pontebbana të via Roma.

Një makinë tip Volkswagen Golf GTI, me ngjyrë të zezë, doli nga rruga duke përfunduar jashtë saj, për shkaqe ende të paqarta.

Përplasja ishte aq e fuqishme, sa që makina përfundoi në një arë jashtë rrugës.

Pavarësisht ndihmës së dhënë nga kalimtarët e rastit, dy shqiptarët u deklaruan të vdekur.

Viktimat janë 24-vjeçari Dorian Myftaraj dhe 35-vjeçari Rruzhdi Karreci, me banim në zonën e Spresiano.

Lidhur me shkaqet e aksidentit, hetimet janë në vijim nga ana e policisë, për të hedhur dritë mbi gjithë sa ndodhi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat