Gjendet drogë e madhe, dy shqiptarë në pranga

Diaspora

Gjendet drogë e madhe, dy shqiptarë në pranga

Më: 9 gusht 2019 Në ora: 22:39
Bëhet fjalë për një operacion në Savona, Itali ku janë prangosur 2 shqiptarë

Një sasi e madhe droge është sekuestruar gjatë ditës së sotme dhe në pranga janë vendosur dy shqiptarë.

Bëhet fjalë për një operacion në Savona, Itali ku janë prangosur 2 shqiptarë dhe një nigerian dhe janë sekuestruar 100 kilogramë kanabis sativa dhe drogë sitentike.

Të arrestuarit janë identifikuar si Rasim Hoxha, 34 vjeç, Lorenc Paraj, 24 vjeç, i njohur edhe më parë nga policia italiane.

Në pranga është vënë edhe Olele Imonitie, pronar i një dyqani.

Hetimet ndaj tyre kishin kohë që po bëheshin dhe sot është vendosur që ata të arrestoheshin.

Droga është gjetur një pjesë në një makinë dhe një pjesë në një shtëpi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat