Prej 10 ditësh i larguar nga banesa, Anglia në kërkim të adoleshentit shqiptar

Diaspora

Prej 10 ditësh i larguar nga banesa, Anglia në kërkim të adoleshentit shqiptar

Më: 22 gusht 2019 Në ora: 20:41
Daniel Gjinaj

Ky është Daniel Gjinaj, një adoleshent shqiptar me banim në Angli për të cilin nuk dihet asgjë prej më shumë se një jave.

Policia thotë se Daniel Gjinaj është zhdukur nga shtëpia prej të martës së 13 gushtit. Ishte ora 02:00, kur ai doli nga banesa me pretendimin se do të takonte disa miq.

16 vjeçari shqiptar, thotë policia, shoqërohej shpesh me bashkatdhetarë të tij në qytet.

Dyshimet e para janë se adoleshenti mund të jetë në zonën e Brighton dhe Hove.

Por nuk përjashtohet mundësia që tëketë udhëtuar në Worthing, Lancing ose Croydon.

Teksa bën përshkrimin e të miturit, policia apelon këdo që e ka parë apo ka informacion rreth tij të raportojë në pranë rajoneve policore më të afërta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat