Duke kujtuar 11 shtatorin - Bota Sot
Duke kujtuar 11 shtatorin

Diaspora

Duke kujtuar 11 shtatorin

Nga: Moza Boletini Më: 14 shtator 2019 Në ora: 17:24
Hajdin Aliaj

Si çdo vit edhe sot, pas 18 vitesh SHBA kujtojnë me nderim rreth 3000 viktimat në njerëz që humbën jetën nga sulmi i terroristëve islamikë që goditën me aeroplanë Qendrën Tregëtare Botërore në New York, Pentagonin dhe qytetin e Pensilvanisë. Në mesin e të rënëve janë edhe emrat e tre heronjve shqiptarë Simon Dedevukaj, Mon Gjonbalaj dhe Rrok Camaj, që humbën jetën në krye të detyrës. 

Rëndësi të veçantë këtij momenti të rëndë historik i kushton vazhdimisht edhe Bronx Borough President Ruben Diaz Jr, i cili duke përkujtuar 11 shtatorin e 2001, përulet e flet me respekt për heronjtë e kësaj dite ku humbën jetën mijra punonjës policie, zyrtarë, zjarrëfikës, punëtorë apo edhe kalimtarë të rastit....

"Hymni Amerikan" një minutë heshtje e më pas një kumtesë mbresëlënëse nga Presidenti Ruben Diaz Jr, pranë Sheshit kryesor Grand Concorse në Bronx, nën pjesëmarjen e forcave të shumta të ruajtjes së rendit, politikanë, studentëve, përfaqësuesve të medias e shoqërisë civile. Ai me tone prekëse foli mbi këtë trishtim të madh që do të mbetet i paharuar ndër breza si dhe për kurajon e sakrificat sublime të heronjve tanë që dëshmuan atë ditë. 

Ceremonia madhështore dedikuar viktimave të 11 shtatorit organizuar nga Bashkia në Bronx u shoqërua me një koncert të pasur artistik nga orkestra​e harqeve të shkollës së muzikës së vajzave në Bronx, bandës së qytetit dhe parakalimit tradicional të flamurit amerikan nga forcat policore. Nuk munguan lujtjet fetare, takimet, përshëndetjet dhe një koktej me ushqimet e stinës.

Të ftuar nga komuniteti shqiptarë ishin Albanian American Society Foundation me President Esad Rizain, Imam Dr. Tahir Kuka dhe Organizata e Gruas "Hope & Peace" përfaqësuar nga zonjat ish të persekutuara politike Drita Çarçani dhe Ana Rrapi, ndihmës mjekja amerikane Cynthia Arzu, arsimtarja Gazmenda Tapia dhe unë si autore e kësaj kronike.

Presidenti i Bashkisë në Bronx Ruben Diaz Jr, i cili respekton e ndihmon të gjitha komunitet, vlen për tu përmendur edhe për qëndrimin e tij dashamirës e pozitiv që mban edhe ndaj komunitetit tonë. 

Së fundi Guvernatori i New Yorkut Andrew Cuomo ka firmosur një ligj të ri, ku shkollat publike në New York të mbajnë 1 minutë heshtje çdo vit, për nder të viktimave të 11 shtatorit 2001, që humbën jetën nga sulmet terroriste.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...