Vidhet busti i ish-pjesëtarit të UÇK-së Smajl Hajdari, vjen reagimi nga Gjermania

Diaspora

Vidhet busti i ish-pjesëtarit të UÇK-së Smajl Hajdari, vjen reagimi nga Gjermania

Nga: N.H Më: 14 shtator 2019 Në ora: 22:10
Smajl Hajdari

Veprimtari Smajl Hajdari ishte vrarë nga një pritë në në hollin e hyrjes së banesës së tij në Pejë.

Shumë vjet pas kësaj ngjarjej – atij ia kanë vjedhur edhe bustin nga shkolla në Pejë që mbante pikërisht emrin e tij.

Lidhur me ketë kanë reaguar kryesitë e LDK-së në Munih dhe në Starnberg.

Ja reagimi:

Kolegjiumi i Nëndegëve të LDK-së së Bayernit

Nëndega e LDK-së në Munih

Nëndega e LDK-së në Starnberg 

Në emër te kryesive të LDK-së në Munih dhe në Starnberg si dhe në emër të veprimtarëve e antarsisë së LDK-së në Republikën e Bayernit/Gjermani, denojmë këtë veprim të pamoralshem, vjedhjen e Bustit të Heroit Smajl Hajdaraj në Pejë.

Kjo vjedhje që mund të ketë edhe prapavijë politike, në menyrë qyqare mundohet ta njollosë figurën e madhe të Atdhetarit dhe ish deputetit Smajl Hajdarajt. Por figura e Smajl Hajdarajt, si krah i djathtë i Presidentit Rugova ne Pejë, si Komandant i UÇK-se në Rugovë kurrë nuk njolloset, por do të ngritet në pozitën historike që e meriton, si një ndër figurat më të ndritura dhe të ngritura të Pejës me rrethinë. 

Kerkojmë nga Policia dhe Prokuroria e Pejës , që sa me parë te zbardhet ky rastë qyqarë, i atyre që i pengon figura e Heroit Smajl Hajdaraj, dhe e ardhmja e fëmijëve të vendit tonë.

14 shtator 2019

Kolegjiumi i Nëndegëve të LDK-së në Bayern

Kryetar:               

Isuf Qetaj

Nënkryetarët:   

Musa Hamza e Blerim Cakiqi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat