Murtezaj viziton Agjencinë e të Hyrave dhe Doganës në Angli

Diaspora

Murtezaj viziton Agjencinë e të Hyrave dhe Doganës në Angli

Më: 23 shtator 2019 Në ora: 09:11
Pamje nga takimi

Me ftesë të Ambasadës së Britanisë së Madhe, një delegacion nga Administrata Tatimore e Kosovës i përberë nga Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së, Ilir Murtezaj dhe disa nga bashkëpunëtorët e tij, po qëndrojnë për vizitë zyrtare në Agjencinë e të Hyrave dhe Doganës në Angli.

Delegacioni kosovar po qëndron atje me qëllim të marrjes së përvojave nga autoritetet britanike në rritjen e kapaciteteve në njësinë e inteligjencës financiare në ATK, si dhe marrjen e praktikave në fushën e luftimit të evazionit dhe shmangies tatimore.

Kjo vizitë është realizuar në kuadër të komponentës së bashkëpunimit që ATK ka me Ambasadën e Britanisë së Madhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat