I vdiq djali në punë, nëna shqiptare: Do fle te varri i tij, nuk më lanë ta shoh për të fundit herë

Diaspora

I vdiq djali në punë, nëna shqiptare: Do fle te varri i tij, nuk më lanë ta shoh për të fundit herë

Më: 24 shtator 2019 Në ora: 23:38
Lena Dodaj

Maringleno Dodaj, një ish-punëtor me origjinë shqiptare, ndërroi jetë në moshën 25 vjeç më 18 tetor të vitit 2011, pasi ra nga çatia e ndërmarrjes ku po punonte, në Narni Scalo, në Itali.

Sot nëna e tij, Lena Dodaj, kërkon rihapjen e hetimeve, që e vërteta e vdekjes së djalit, të dalë sipas saj në “dritë”.

Ajo proteston duke thënë se nuk do të lëvizë nga varri i djalit të saj, derisa të ketë përgjigje.

“Kam luftuar për vite të tëra për të vërtetën time, por të gjithë më kanë braktisur. Nga sot, nuk do të lëviz nga varri i djalit tim, derisa të kem përgjigje”, është apeli i dëshpëruar i nënës shqiptare Lena Dodaj.

Gruaja është e vendosur të qëndrojë në varrezat e Ternit, ku prehet djali i saj.

Gruaja pretendon se funerali i djalit të saj është mbajtur pa autopsi.

“Funerali i djalit tim u mbajt pa u kryer asnjë autopsi. Askush nuk donte të më jepte përgjigje, madje as mjekët. Madje m’u mohua ta shikoj djalin tim në momentet e fundit, në shtratin e spitalit. Unë nuk i thashë dot as lamtumirë. Unë thjesht e pashë atë në një arkivol. E gjitha kjo ngjan me një histori të zezë dhe të padëgjuar më parë”, tha Lena për mediat vendase.

Ajo shprehet më tej:

“Unë do të jem këtu, derisa të rihapet hetimi për shkakun e vdekjes së djalit. Trupi të çohet sërish dhe unë dua të shikoj vendin ku ndodhi aksidenti. Unë do të fle në makinë para varrezave sonte dhe nesër në mëngjes do të jem përsëri këtu. U bëj thirrje të gjitha forcave politike dhe të gjithë atyre që mbrojnë qytetarët e braktisur nga drejtësia të mund të më ndihmojnë mua dhe këdo që ka problem të ngjashëm”, deklaroi ajo.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat