Itali, oficerët tërheqin zvarrë shqiptarin dhe e fusin në komisariat, pezullohen nga detyra

Diaspora

Itali, oficerët tërheqin zvarrë shqiptarin dhe e fusin në komisariat, pezullohen nga detyra

Më: 28 shtator 2019 Në ora: 12:05
Komisariati

Një komandant i komisariatit të Bolzanos janë pezulluar nga detyra, nën akuzën e arrestimit të paligjshëm  me mashtrim., falsifikim dhe shpifje.

Mediat italiane raportojnë se oficerët pretendonin se në gushtin e vitit të kaluar, jashtë burgut të Bolzanos janë sulmuar nga vëllai i një shtetasi shqiptar të arrestuar për krime të lidhura me tregtimin e drogës.

Shqiptari u arrestua asokohe nën akuzën e rezistimit ndaj një zyrtari publik dhe u vu në “arrest shtëpiak”. Por gjykatësi hetues nuk e vërtetoi dot akuzën për të cilën shqiptari mbahej në arrest dhe bëri një kërkesë për hetime.

Më pas verifikimi i kamerave të sigurisë në vendin ku oficerët pretendonin se ishin sulmuar vërtetuan që shqiptari jo vetëm nuk i kishte sulmuar, por ishin ata që e kishin shtyrë atë duke e tërhequr zvarrë në komisariat.

Tashmë ata janë pezulluar nga detyra, ndërsa një koleg i tretë është nën hetim për të njëjtën hipotezë krimi, por me një pozicion më pak serioz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat