Dekonspirtohet operacioni i kokainës në Durrës? Në hetim dhe zyrtarët e portit

Diaspora

Dekonspirtohet operacioni i kokainës në Durrës? Në hetim dhe zyrtarët e portit

Më: 28 shtator 2019 Në ora: 13:31
Porti i Durrësit

Operacioni për zbulimin e trafikut të 137 kilogram kokainë nga Ekuadori në Shqipëri dyshohet se u dekonspirua. Për këtë qëllim, por dhe për të zbuluar nëse ka pasur të përfshirë të tjerë në grupin kriminal, Prokuroria ka nisur hetimet te drejtuesit e portit dhe deri të punonjësit.

Prokuroria ka nisur hetimet për dekonspirimin e operacionit për 137 kilogramë kokainë të kapura nëë katër kontenierët e bllokuar në Portin e Durrësit.

Burimet nga policia kanë bërë të ditur se ka dyshime që grupi i trafikantëve kishte marrë informacion për operacionin para se të ndërhynin forcat e rendit. Për këtë shkak kontenierët janë mbajtur në mbikëqyrje të rreptë për dy javë, ndërsa ndërhyrja është bërë pasi tre persona iu afruan për të marrë mallin.

Po ashtu burimet nga Krimet e Rënda kanë bërë të ditur se është zgjeruar rrethi i të hetuarve.

Në pyetje pritet të merret i gjithë personeli që ka qenë në turn prej ditës kur do të mbërrinte droga dhe deri në momentin e ndërhyrjes. Nën hetim mësohet se janë edhe autoritetet e portit në nivelet më të larta dhe deri te përgjegjësit e turneve, agjencitë që veprojnë në territorin e portit apo dhe policia kufitare.

Kokaina është zbuluar fillimisht në Portin e Pierut në Greqi, ku u zëvendësua me oris. Më pas në bashkëpunim me autoritetet shqiptare është organizuar dorëzimi i kontrolluar i mallit. Nga operacioni tre persona janë ndaluar dhe Gentian Malindi është shpallur në kërkim, pasi dyshohet si porositësi i mallit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat