Misteri i vdekjes së 20 vjeçarit shqiptar në Itali, një kalimtare e gjen në rrugë me rrobat e grisura - Bota Sot
Misteri i vdekjes së 20 vjeçarit shqiptar në Itali, një kalimtare e gjen në rrugë me rrobat e grisura

Diaspora

Misteri i vdekjes së 20 vjeçarit shqiptar në Itali, një kalimtare e gjen në rrugë me rrobat e grisura

Më: 29 shtator 2019 Në ora: 06:30
Policia italiane

Një i ri shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ka humbur jetën në Genoa të Italisë. Mediat shprehen se trupin e 20-vjeçarit e gjeti një kalimtare në rrugën “Europa”. Në vendin e ngjarjes shkoi menjëherë ambulanca, por ishte tepër vonë, pasi i riu kishte ndërruar jetë.

Ndërkohë hetuesit po punojnë për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes. Paraprakisht mendohet se shqiptari ka rënë aksidentalisht nga një mur rreth katër metra. Kjo pasi bluzja që kishte veshur ishte grisur, çka sugjeron se mund të ketë ngecur përpara se të binte, percjell abcnews.

Megjithatë nga ana tjetër nuk përjashtohet mundësia që i riu të jetë hedhur për t’i dhënë fund jetës. 20-vjeçari ishte student dhe banonte në Teglia. Gjithashtu kishte marrë nënshtetësinë italiane.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...