Kolegjiumi i Nëndegëve të LDK-së Münih dhe Starnberg përkujtuan me nderime Heroin Kolonel Ahmet Krasniqi

Diaspora

Kolegjiumi i Nëndegëve të LDK-së Münih dhe Starnberg përkujtuan me nderime Heroin Kolonel Ahmet Krasniqi

Më: 29 shtator 2019 Në ora: 23:34
Pamje nga vendi i ngjarjes

Kolegjiumi i Nëndegëve të LDK-së Münih dhe Starnberg organizuan akademi përkujtimore për Ministrin e luftës të Republikës së Kosovës, Njëherit Komandant i Shtabit Suprem të Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës( FARK ), kolonelin Ahmet Krasniqi.

Akademia u hap me Hymnin Kombëtarë e Dardan.

Hapjen e tubimit përkujtimor e bëri moderatori dhe anëtari i kryesisë së LDK-së në Munih , Z.Florian Zymeri.

Ndërsa tubimin e përshëndeti koordinatori i kolegjiumit te Nëndegëve të LDK-së në Bayern, z. Mehmet Zymeri. 

I cili fillimisht i pershendeti te pranishmit, sidomos familjet Gervalla, Hajdaraj e Dajaku. Te gjithë te pranishmitë, ne veqanti aktivistet e kahmotshem Nikollë Skeli, Mehmet Koka, Fazli Gashi, Bashkim Leci, Sali Hykosmani e shumë te tjerë.

Akademinë e pershendeti Nenkryetari i Deges se LDK-se ne Gjermani, zoteri Blerim Smajl Hajdaraj.

Djali i  deputetit te vrarë te LDK-se Smajl Hajdaraj, tha para te pranishmeve qe nuk do te ndalemi kurrë per ti kujtuar ata qe u vranë nga bandat e LPK-se e SHIK-ut , vetem pse i qendronin besnikë politikes properendimore te Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova, politikë e cilla bashkë me luften e sakrificen e popullit Shqiptarë, solli deri te çlirimi e pavarsimi i Kosoves.

Gjithmonë do te kerkojmë qe drejtsia ta thotë fjalen e fundit, urdherdhenesit e vrasesit e ketyre figurave historike ta marrin denimin e merituar.

Akademinë me disa fjalë emocionale per Kolonelin, e pershendeti edhe Xhevat Dajaku, vellau i Besim Dajakut, truprojes se vrarë te Presidentit Rugova nga bandat e kuqe ne Drenicë.

Ibrahim Hoxha e vazhdoi akademinë me nje monologë te shkelqyeshem per Kolonelin Ahmet Krasniqi.

Gani Batatina e mbylli kete akademi dhe falanderoi per pjesmarrie ne emer te Nendeges se LDK-ne Starnberg.

Ne fundë u shfaqen edhe tri pika muzikore.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat