Votime të mbara e të suksesshme Kosova jonë e dashtun!

Diaspora

Votime të mbara e të suksesshme Kosova jonë e dashtun!

Nga: Haki Latifi Më: 6 tetor 2019 Në ora: 08:36
Haki Latifi

Të nderuar votues dhe votuese në Republikën e Kosovës,

Ju sot që do të shkoni tek kutia e votimit për ta ushtruar të drejtën t’uaj qytetare për të votuar kandidatët t’uaj të preferuar, ju jeni misionarë të demokracisë, të së ardhmes së fëmijëve t’uaj.

Andaj, mos votoni me inat, por me shpresë për të ardhmën e fëmijëve tanë, lirinë dhe Republikën e Kosovës. Sot rikujtojmë thënjën e famshme të George Orëell “Populli që zgjedh politikanë të korruptuar, nuk është viktim por… bashkëpunëtorë”.

Të votosh provon se di të jesh i përgjegjshëm për fatin e tënd, di ta përdorësh Lirinë, për vete dhe për të tjerët, për të tashmen dhe të ardhmen.

E drejta e qytetarëve për të zgjedhur udhëheqësit dhe përfaqsuesit e tyre, pa frikë apo ndërhyrje, është një parim i shenjtë, sepse njerëzit në Kosovë e presin dhe e meritojnë.

Sepse, shumë njerëz kanë dhënë jetën që Ti të voton i lirë. Mos e fal votën, mos e shit votën, sepse Vota jote ka vlerë.

Sepse, vetëm përmes votës mund të ndryshoni jetën t’uaj.

Qëndroni besnik besimit t‘uaj!

Votime të mbara e të suksesshme!

Zoti ju bekoft!

Urime!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat