“Droga vinte nga Shqipëria”, sekuestrohen 157 kg kokainë e kanabis në Itali, 32 në pranga

Diaspora

“Droga vinte nga Shqipëria”, sekuestrohen 157 kg kokainë e kanabis në Itali, 32 në pranga

Më: 11 tetor 2019 Në ora: 09:57
Ilustrim

Policia italiane ka shkatërruar një rrjet kriminal të trafikut të drogës, ndërsa ka vënë në pranga 32 persona, mes tyre edhe shqiptarë.

Mësohet se rreth 157 kg kokainë, hashash dhe marijuanë janë sekuestruar në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në Itali.

Mediat italiane raportojnë se droga vinte nga Shqipëria, Spanja dhe Holanda. Nga hetimet paraprake thuhet se lënda narkotike kapte vlerën e 6 milionë eurove nëse do të dilte në treg.

Operacioni i Guardia di Finanzs nën drejtimin e Prokurorit Publik të Bergamos vepruan për arrestimin e personave në Brescia, Bergamo, Monza, Reggio Emilia dhe Bolzano.

Aktualisht nuk dihen ende detaje nga operacioni në fjalë, ndërsa pritet reagimi zyrtar i policise italiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat