Lufta për çlirim e shtet formim e mërgatës shqiptare në Suedi

Diaspora

Lufta për çlirim e shtet formim e mërgatës shqiptare në Suedi

Nga: Qerim Kryeziu Më: 14 tetor 2019 Në ora: 23:23
Pamje nga vendi i ngjarjes

Me 12 tetor u mbajtën Malmö të Suedisë një tryezë shkencore me temë:"Kontributi dhe roli i Mërgatës Shqiptare në Suedi në shtet formim dhe angazhimi i saj në Luftën e UÇK-së 1998-1999".

Në këtë manifestim morën pjesë mbi 60-të vetë.Ndërkaq në simpozium u trajtuan këto çështje: përpjekjet e hershme për konsolidimin e mërgatës, organizimi i mësimit të gjuhës amtare në shkollat suedeze, aktivitetet kulturore, informimet e opinionit suedez rreth dhunës e terrorit në Kosovë, organizimet politike, ndihmat humanitare për Kosovë dhe të tjera. U trajtua edhe mbështetja materiale për Luftën e UÇK-së si dhe pjesëmarrja e djemve tanë në luftë për çlirimin e Kosovës.

Kumtesat e veta i lexuan 16-të pranishëm si dhe u evidentuan 9-të kumtesa tjera që ishin dërguar me shkrim nga vise të ndryshme të Suedisë. Të pranishëm në punën e kësaj tryeze ishin edhe dy përfaqësues të MIDS-it, Aide Blakaj dhe Vigan Berisha. Këta përshëndeten të pranishmit dhe ju uruan punë të mbarë sesionit.

Në ekspozenë e vet Prof. Dr. Muhamet Shatri- koordinator-ndërlidhës i Qendrës Kulturore të Kosovës në Suedi, shpalosi të vërtetat për organizimin politik të mërgatës shqiptare në Suedi, që nga bërthamat e para deri tek shkuarja e qindra mërgimtarëve në luftën e UÇK-së.

Kryetari i veteranëve të UÇK-së për Suedi, veterani Mustafë Bajrami paraqiti një ekspoze të plotë të organizimit të ndihmave në kuadër të fondit “ Vendlindja Thërret” dhe pjesëmarrjen e mërgimtarëve shqiptarë në luftën e lavdishme të UÇK-së. Më këtë rast ai kujtoi dhe lartësoi heroizmin e dëshmorëve nga mërgata e Suedisë: IsmetBicaj nga Vrella e Istogut dhe Afrim Krasniqi nga Terpeza e Malishevës.

Ismail Rugova, aktivist dhe mërgimatar i vjetër në Suedi shtjelloi temën” Fillet e mërgatës shqiptare deri në vitet 80-të”. Më këtë rast të pranishmeve u bëri të ditur se shqiptarët e parë që shkelën trollin e Suedisë ishin: Ali Pashë Tepelena, Faik Konica, NesimeKokallari, Vedat Kokona, Kosova-Rexha Bala, Ramadan Shala e shumë personalitete tjera të historisë sonë kombëtare.

Në fund të sesionit u vendos që së shpejti të thirret edhe një tryezë e ngjashme ku do kompletoheshin të dhënat që ndërlidhën me temën bosht dhe të formohej një trup hartues i një monografie për Mërgatën Shqiptare në Suedi.

Malmö, 12 tetor 2019 Q. Kryeziu

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat