Shqiptarja fiton ‘luftën’ ndaj shteti të Holandës, pasi u largua padrejtësisht nga puna

Diaspora

Shqiptarja fiton ‘luftën’ ndaj shteti të Holandës, pasi u largua padrejtësisht nga puna

Më: 15 tetor 2019 Në ora: 16:36
Fotoja e publikuar ne Facebook

Pas thuaj dy viteve “luftë” për drejtësi në instancat e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Holandës, dhe në Gjykatën e Hagës, shqiptarja Adelina Kasumoviq është shpallur e pafajshme.

Adelinën ishte larguar padrejtësisht nga puna dy vite më parë nga Ministria e Punëve të Jashtme në Holandë, ajo ka arritur të fitoj këtë ‘luftë’ me vendimin se i është bërë e padrejtë.

Këtij vendimi i është gëzuar afaristja e suksesshme shqiptare, Linda Shala e cila në një statusi në Facebook ka shkruar se vajzat nga Kosova po vazhdojnë të na zbardhin fytyrën me punën e tyre.

Ajo u shpreh se të gjithë duhet të kenë motiv për të kërkuar drejtësi dhe luftuar padrejtësitë.

Statusi i saj i plotë:

Qikat e Kosovës vazhdojnë të na zbardhin fytyrën me një fitore të madhe në Gjykatën e Hagës. Pas thuaja dy viteve “luftë” për DREJTËSI në instancat e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Holandës, dhe në Gjykatën e Hagës – vjen vendimi i plotëfuqishëm se është bërë PADREJTËSI. Kur bëhen bashkë vendosmëria e çeliktë për drejtësi e Adelina Kasumoviq dhe profesionalizmi i Avokatës Doarsa R. Kica, atëherë suksesi nuk është i rastësishem.
Të gjithë ju që nga konsiderata sygjeronit që nuk ia vlen me kërkua drejtësi se jemi “të vegjël” dhe të “pafuqishëm” në raport, në këtë rast me shtetin e Holandës – ju them se mu ky duhet të jetë motivi që padrejtësitë të kthehen në drejtësi. Ky është fati i të “vegjëlve” të mos dorëzohen karshi tyre.

“Padrejtësia DIKU është kërcënim për drejtësinë KUDO”, Martin Luther King

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat