Maestro Destan Gashi hap atelenë me skulptura

Diaspora

Maestro Destan Gashi hap atelenë me skulptura

Nga: Ajete Zogaj Më: 17 tetor 2019 Në ora: 09:08
Maestro Destan Gashi

Në atelienë e  mjeshtrit të madh Destan Gashi,  janë të ekspozuara rreth 20 skulptura. Skulpturat janë të madhësive të mëdha e të vogla,  të përshtatshme  për shtëpi ose banesa, mbase mund të jenë zbukurime të mrekullueshme për ambiente, por  edhe pasuri artistike e cila flet me gjuhën e artit.

Tani më është bërë traditë, që çdo vjeshtë, në kuadër të “Ditëve të arteleve  të  hapura në Austri të Epërme“, skulptori i mirënjohur shqiptar Destan Gashi, hap atelenë  e tij në Himberg afër Vjenës për vizitorë të  interesuar, që do të jetë e hapur dy ditë  të fundjavës: E shtunë, 19 tetor prej orës 14:00- 18:00 dhe e diel, 20 tetor prej orës 10:00 – 18:00.

Në atelenë e tij,  njerëzit do të kenë mundësi shijojnë vepra të mrekullueshme arti, punën e palodhur të artistit Gashi, por njëkohësisht, është një mundësi e mirë për të kuptuar  thellësisht zanatin e skulptorit.

Janë skulpturat e bukura, por edhe  daltat dhe veglat me të cilat Destan Gashi krijon figurat nga lloj- lloj mermerësh të çmuara.

Skulpturat janë të skalitura nga mermeri i bardhë  nga Karrara e Italisë, nga mermeri gri dhe i errtë nga Wachau të Austrisë, nga mermeri nga Hartenstein i cili është i bardhë por ngjyrosur nga natyra  me vija gri dhe ka skulptura nga mermeri i  kuq nga Kosova.

Formë-dhënia e  dritë – hija, luajnë rolet kryesore të skulpturat nga mermeri i bardh nga Karrara, ndërsa të mermeri me ngjyra të ndryshme, skulptori shfrytëzon dhe ndjek lëvizjet e ngjyrave dhe strukturat e gurit, duke  krijuar kështu vepra shumë të veçanta.

Në ketë mënyrë çdo skulpturë  mbetet  unikate dhe e bën shikuesin jo vetëm të mendojë gjatë, por  edhe të prekë e shijojë materialin e ngjallur në vepra arti – skulptura.

Në atelienë e  mjeshtrit të madh Destan Gashi,  janë të ekspozuara rreth 20 skulptura. Skulpturat janë të madhësive të mëdha e të vogla, të përshtatshme  për shtëpi ose banesa, mbase mund të jenë zbukurime të mrekullueshme për ambiente, por  edhe pasuri artistike e cila flet me gjuhën e artit.

Adresa: Skulpturenatelier Gashi, Ostbahnstraße 26, 2325 Himberg

www.skulpturenatelier-gashi.at

https://www.kulturvernetzung.at/de/viww/files/doënload/forceDownload/?tool=12&feld=download&sprach_connect=407

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat