Adoleshenti shqiptar në Angli po tmerrohet nga dëbimi, rrahjet dhe lypja që la në Shqipëri

Diaspora

Adoleshenti shqiptar në Angli po tmerrohet nga dëbimi, rrahjet dhe lypja që la në Shqipëri

Më: 23 tetor 2019 Në ora: 09:48
Adoleshenti shqiptar në Angli

Një adoleshent shqiptar që kishte hyrë në Britaninë e Madhe fshehurazi në pjesën e pasme të një kamioni, rrezikon të dëbohet tani prej atje kur sapo ka mbushur 18 vjeç.

Shtypi anglez, Metro.co.uk i ka kushtuar një shkrim Sametit shqiptar, sot, ku tregon se jeta e tij në Shqipëri karakterizohej nga abuzimi dhe dhuna e tmerrshme. Që 11 vjeç atë e detyronin të lypte nëpër rrugë dhe në moshën 15 vjeç, u morr zvarrë nga babai i tij për në Bruksel, një nyjë famëkeqe ky për trafikun e njerëzve në zemër të Evropës.

 

Por djaloshi arriti t’ia mbathte nga kthetrat e të atit në Belgjikë dhe shijoi lirinë për të parën herë kur u gjend në një kamion në Bristol tre vjet më parë.

Image

Pas gjashtë muajsh qëndrim në një shtëpi fëmijësh, shërbimet sociale e dërguan Sametit të jetonte me John Stokes, një kujdestar i besuar në zonë që kishte mbështetur afro 80 fëmijë me probleme dhe me shqetësime për 30 vjet.

Që kur mbërriti në Bristol në moshën 15 vjeç e mezi fliste anglisht, Sameti tani e ka ndryshuar jetën e tij është duke përmbushur ëndrrat për t’u bërë marangoz.

Image

Mirëpo, sapo ai mbushi 18 vjeç muajin e kaluar, Home Office i dërgoi një letër që ia copëtoi ëndrrat, duke e njoftuar se kërkesa e tij për të qëndruar në Britani ishte refuzuar.

Sameti tani është i frikësuar për kthimin e tij në atdhe ku nuk ka asgjë për të kujtuar veç traumës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat