Unë refugjati yt kam një pyetje

Diaspora

Unë refugjati yt kam një pyetje

Nga: Mislim Berisha Më: 24 tetor 2019 Në ora: 16:19
Shkrimet për Mislim Berishen

Në Suedi kam mbrri si refugjat për herë të parë në Nëntor të viti 1991. Më pëlqeu Suedia shumë, popull i qetë dhe shumë mikpritës.

Duke kaluar nëpër strehimore të ndryshme të Suedisë, më në fund u vendosa si refugjat në Lysingsbadet në Västerik, një qytet i vogël bregdetar dhe shumë i rregullt. Në atë strehimore kishte të vendosur refugjatë nga vende të ndryshme, kryesisht nga Europa gjeografike dhe numri më i madh ishim shqiptarë nga ish Jugosllavia, kryesisht nga Kosova.

Jeta në strehimore ishte shum mirë e organizuar, por megjithatë si person i tillë që jam, mua nuk më pëlqente të rri kot. Pa ndonjë aktivitet shoqërorë më dukej vetja i izoluar. Prandaj edhe fillova të mirrem me aktivitete si brenda strehimores ashtu edhe jashtë saj. Për fillim u mora me organizim brenda strehimores dhe për këtë më respektonin të gjithë, si Hungarezët, Kroatët, Shqiptarët etj. Kisha probleme vetëm me Maqedonsit. Me ta, si dhe me disa tjerë që merreshin me punë të pista, kryesisht me hajni, nuk më shkonte mbarë. Gradualisht u bëra person i pranuar nga të gjithë që ishin në strehimore. Punoja shumë me fëmijët dhe rininë e vendosur në këtë strehimore.

Një ditë na viziton një Prift suedez me emrin Alan (mbiemri nuk më kujtohet) dhe bashkarisht planifikuam disa aktivitete kulturore me fëmijët e kampit. Me program kulturorë të përgatitur nga unë dhe bashkëpunëtorë tjerë vullnetarë arritëm të mbajmë disa aktivitete në Västervik e rrethinë. Mikpritja nga institucionet fetare suedeze ishte në shakllën më të lartë të mundshme. Filluan edhe organizata tjera të marrin kontakt me ne, si shoqata për salldim, shoqata e përpunimit të drurit, pastaj ato shoqërore, Kryqi Kuq, shoqatat sportive Futbollit, çiklizmit etj. Shumherë organizuam takime informative e kulturore të përbashkëta me shoqërinë mikpritëse, takime dhe shkëmbime me arësimtarët suedez nga Västerviku me të cilët organizuam edhe seminare të përbashkëta. Disa herë u mbushën faqet e Gazetës Västerviks Tidningen me shkrime të mira për ne, refugjatët.

Krijuam shumë miq në Västervik e rrethinë. Mua më ra shorti të jem edhe një person, banor i një familje suedeze nga rrethina e Gableby, në Rispetorp. U pranova si anëtar i familjes Pettersson. Aty gjeta dy prindër, Jan-Ingen dhe Lena Petersson si dhe tre vëllezër e një motër. Iu them kështu, sepse edhe sot e kësaj dite ndjehem me Andreasin, Mattiasin e Marcusin si vëllezër si dhe Charlotten e njoh akoma si motër timen.

Image

Lena Petersson mirrej ndër tjera edhe me aktivitete politike. Ngaqë unë jetoja në shtëpinë e tyre, edhe ata interesoheshin më tepër për prejardhejn time familjare. Filluan të lexonin literaturë nga autorë shqiptar të përkthyer në gjuhën suedeze. Lena lexonte librin Kronikë në Gur të shkrimtarit tonë të njohur, Ismail Kadare.

Në vitin 1992 (apo 1993, nuk jam i sigurtë) po ky autor u nominua për Çmimin Nobel në letërsi. Nuk e mori këtë Çmim, Lena u dëshprua sepse kishte dëgjuar që njëfar Diplomati Shqiptar me mbiemër Kokalari ka ndikuar negativisht për marrjen e këtij çmimi. Diskutuam gjatë me të për këtë rast, duke i thënë se shqiptarët janë në tarnizicion shoqërorë dhe ka gjëra që mund të ndodhin.

Pas disa muajve fillon tatpjeta ime në Suedi. Pas deklaratës së znj. Brigit Frigebo në TV që “shqiptarët e Kosovës janë hajna me traditë”, unë u mora me organizimin e protestave nëpër strehimore të ndryshme të Suedise. Zakonisht organizonim grva urie. Mirëpo më rastisi që disa herë të balafaqohem me persona që nuk ishin shqiptar dhe kur i zinte policia në hajni ata deklaroheshin se janë shqiptar nga Kosova. Natyrsiht që më vonë zbulohej prejardhja e tyre, por në sytë e popullit (të prnaishmëve në atë rast) regjistrohej si shqiptar i Kosovës. Nuk përjashtoj personat shqiptarë të pandërgjegjshëm të cilët janë involvuar në këtë vepër të keqe. Suedezët fillaun të na urrenin me të madhe. Unë me Lenën dhe me komunitetin tonë organizonim akoma programe kulturore për të sensibilizuar opinionin.

Të gjitha këto aktivitete të lartëpërmendura nuk i shkonin përshtati Lobit Serb në Suedi. Ata në forma të ndryshme bënin kundëraktivitete. Duke m‘u afruar persona gjoja shoqërorë, kam rënë në kurthe të ndryshme dhe duhej të dilja nga situata të vështira. Nëntoka e tyre ishte shumë e fortë në Suedi. Shpesh iu kam thënë suedezëve, gjatë konfrontimeve për shqiptarët e “këqinj”, se këtyre veprimeve të nëntokes serbe keni me ua pa sherrin. Më duket se aspak nuk më besonin. Më vonë sherrin ia pa vetëm Ministrja e Jashtme e Suedisë, sot e ndjera, Ana Lund e cila me thikë u ther për vdekje nga një serb, të cilin më vonë e shpallën të çmendur.

Qeveria suedeze vendosi të më largoj nga Suedia, me pretekstin se nuk jam i përndjekur. Nejse, nuk patën dokument timin për udhëtim, atëhere gjetën pretekstin të më mbajnë të mbyllur deri sa të nxjerret një dokument ushëtimi në konsullatën serbe në Malmë. Aty protestova keq. Fillova grevën e urisë dhe për 6 ditë, 4 orë e 22 minuta nuk kam ngrënë e nuk kam pirë gjë. Gati një javë. Mund ta kuptoni se në çfarë gjendje kam qenë, vetëm asht e lëkurë, në fillim nga goja me rrjedhte gjak, dikurë jo. U vizitova nga shumë figuar fetare, nga persona shoqërorë e diplomatë suedez. Askush nuk mundi të ma nërpresë grevën.

Grevën nuk e ndërpreva jo gjithmonë për shkak të kokëfortësisë personale, por edhe për faktin që hetues e sigurim shteti më thonin i sëmurë i dreqit (j[vla sjuk) do të të kthejmë në shtetin tënd amë, në serbi. Kemi me të kthyer po në kryeqytet, në Beograd etj. etj. Kurrë nuk guxoj tua harroj afërsinë dhe forcën që më kanë dhënë disa gardianë të burgut. Më kanë qëndruar pranë shpirtërsiht. Më kanë këshilluar mbarë.

Konfrontimet me disa suedez, konfrontimet me personat që lajmëroheshin si shqiptar kur vidhnin, mosmarrja e Çmimit Nobel nga ana e z. Kadare, më përcjellën edhe në kohën sa isha në paraburgim.

Lobi Serb në Suedi përmes personave të vetë duke nxitur ekstremistë suedez kundër shqiptarëve, në këtë rast edhe kundër meje, e bënte të veten. Västerviks Tidningen pothuajse shkruante çdo ditç nga një artikull përkrahës për mau. Znj. Frigebo, Ministre e Imigrimit, i shkuan 500 nënshkrime nga populli suedez që të lirohem nga paraburgimi dhe të më jepet lejeqëndrimi, por ajo nuk pranoi. I shkuan letra e vizatime përkrahëse nga nxënës suedez, por prap nuk pranoi. Mua personalisht m’u nda Suedia në dy pjesë, në popull e në qeveri.

Pas afër shtatë dite e ndërpreva grevën e urisë. Në paraburgim qëndrova 60 ditë, aty kisha kohë të mjaftueshme të rikujtoja situata e mia në joshje e provokime nga suedez të dyshimtë. Kujtoja bisedën time me Lenën lidhur me atë që Çmimi Nobel nuk iu dha z. Kadare me fajin e një diplomati shqiptar (informatë e rrejshme e nëntokës serbe në Suedi). Rikujtoja që shumë “hajna” thonin se jemi nga Kosova, që disa të rinj shqiptar që i kthente Suedia nuk mbrrinin në shtëpitë e veta por gjenin vdekje “të rastësishme”, që mua donin të më kthenin në “Kryeqytetin tim, Beogradin”, më kujtohej konfrontimi i Lenës me disa persona të cilët i thonin: pse e mban një shqiptar të Kosovës në shtëpi, e shumë e shume gjëra tjera më kujtoheshin.

Dhe në fund, meqë “Kryeqyteti im demokratik/Beogradi” për shkak të “demokracisë së tepërt” kishte embargo fluturimi, në përcjellje nga policë suedez, bashkë me disa të tjerë, me aeroplan mbrrina ne Sofje të Bullgarisë. Aty nga duart e policisë suedeze më nxori vëllau me disa miqë të tij. Sot jetoj e punoj në Mynih të Gjarmanisë.

Kjo histori e imja trgon shumë gjëra që kanë ndodhur në Suedi të cilat i numërova në forma të ndryshme më lartë. Por tregon edhe atë se për shkak të nëntokës serbe (jo për shak të një Kokalari) Çmimi Nobel nuk iu dha z. Kadare. Tregon që edhe sot nëntoka serbe punon me të madhe në Suedi dhe i jepet Çmimi Nobel një Austriaku të dyshimtë. Një mikut të kasapit te Ballkanit, Sllobodan Millosheviqit i cili vrau e preu fëmijë, gra e burra. Kurrë sdua ta besoj që dikush do të gëzohej sikur një person që ka qenë i afert me Hitlerin të merr ndonjë çmim.

Të më falni qytetar shumë të nderuar e të respektuar suedez. Jam dhe mbetem i njëjti person si para 26 vitesh, mik i juaji i përhershëm dhe kam respekt të jashtzakonshëm për çdo qytetar suedez. Kam pranuar ndihmë të madhe nga ju si qytetar si dhe nga mjetet e informimit e sidomos nga Västerviks Tidningen. Por më duhet këtë pyetje t’ia bëj disa institucioneve të Suedisë: Hej Suedi, çfarë po ndodh me ty kështu, a keni parim në formimin e komisioneve? Hej, komision i Çmimit Nobel, a ka arritur vota e ndonjë komisionieri që ke brenda të fitoj ndaj qëllimit që ka ky Çmim shumë i çmuar në Botë?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat