Pasi ju tha “Mos flisni shqip”, shqiptarët bëjnë për spital pronarin e lokalit në Greqi

Diaspora

Pasi ju tha “Mos flisni shqip”, shqiptarët bëjnë për spital pronarin e lokalit në Greqi

Më: 24 tetor 2019 Në ora: 18:59
Ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Greqi.

Një grup shqiptarësh janë përleshur fizikisht me disa shtetas grekë, pronari i një lokali dhe djali i tij. E gjithë ngjarja ka ndodhur në një lokal në Pyrgos pasi djali i pronarit të lokalit nuk i ka duruar dot shqiptarët të cilët po flisnin mes tyre gjuhën shqipe.

Fillimisht ai i kërkoi shqiptarëve të mos flisnin shqip dhe më pas i kërkoi që të largoheshin.

Vetëm kaq u desh që mes të rinjve të niste një konfrontim fizik ku gjërat u përkeqësuan në një luftë fizike mes katër personash, ku vetëmpronari grek ka përfunduar në spital.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat