Kryesia e LEASH në diasporë liron nga detyra kryetarin aktual të Lobit - Bota Sot
Kryesia e LEASH në diasporë liron nga detyra kryetarin aktual të Lobit

Diaspora

Kryesia e LEASH në diasporë liron nga detyra kryetarin aktual të Lobit

Më: 25 tetor 2019 Në ora: 11:00
Kryesia e LEASH

Kryesia e Lobit Euro – Atlantik Shqiptar, e cila vepron nëpër shtetet ku jetojnë bashkatdhetarët, ka njoftuar për zhvillimet e fundit në këtë organizatë.

Në një komunikatë për media, thuhet se, ka shkarkuar kryetarin aktual, Shukri Ymeri, dhe ka marrë vendime të tjera për të vazhduar me ecurinë e LEASH.

Njoftimi i plotë

Në mbledhjen e mbajtur me datën 17.10.2019, në ora 21.00, pa asnjë votë kundër të pjesëmarrësve në këtë audio-takim, mori vendim për shkarkimin nga detyra e kryetarit të LEASH, Shukri Ymeri (Michael Wossner-emri zyrtar në Gjermani ).

Vendimi u mor pas votimit me 2/3 e anëtarëve nga Kryesia Qendrore, si edhe me delegatë e aktivistë nga degët e LEASH në Gjermani, Greqi, Itali, Norvegji, Zvicër dhe Belgjikë.

Shukri Ymeri (M.Wossner), i ftuar në takimin e Kryesisë, nuk u paraqit edhe pse ishte njoftuar paraprakisht.

Anëtarët e Kryesisë argumentuan shkeljet e vazhdueshme të Statutit nga kryetari i Lobit Euro-Atlantik Shqiptar, Shukri Ymeri.

Duke u bazuar në Statutin e organizatës, Kryesia mori vendimin pasi konstatoi se;

Kryetari i Lobit, Shukri Ymeri, ka paraqitur biografi të rrejshme më qëllim përfitimi si dhe tendenca të tjera, të përdorimit të llogarisë bankare private për tubim të mjeteve për organizatën.

Po ashtu, mungesa e kolegjialitetit nga Shukri Ymeri në marrjen e vendimeve, paaftësia në organizim, mungesa e kulturës demokratike, mungesa e programeve, mungesa e analizave financiare, fshehja e dokumentacionit dhe përpjekjet për ngritjen e degëve paralele në Greqi, Itali, Belgjikë me simpatizantët e tij për ta mbajtur me çdo kusht drejtimin e LEASH, ishin argumentet e Kryesisë.

Gjithashtu, preferencat e tij pro partive politike, ishin dhe mbeten shkeljet më të rënda të cilat kanë dëmtuar imazhin e organizatës duke mbjell përçarjen, mos funksionimin e komisioneve të strukturës së LEASH, dhe eliminimin e kuadrove drejtuese për ta kthyer organizatën në varësi të plotë të tij dhe partisë politike që simpatizon.

Për sa më sipër, të gjitha konsultimet, vërejtjet dhe vendimet e marra së bashku u shkelën dhe u keqpërdorën prej tij duke i thyer të gjitha normat arriti të bënte veprimin më ekstrem duke larguar dhe fshirë me iniciativën e tij emrat e 6 anëtarëve të kryesisë nga faqja e grupit në Facebook.

Si rezultat i situatës tepër të rënduar, një muaj më parë, “komisioni për riorganizim”, me datën 17 shtator 2019, paraqiti propozimet e degëve: Belgjikë, Itali, Norvegji si edhe të shumë kolegëve të tjerë për daljen nga situata e rënduar.

Në mënyrë unanime u votuan të gjitha pikat e parashtruara për ndjekje nga komisioni, përfshirë shkarkimin e kryetarit të Lobit.

VENDIM

Shkarkimin nga detyra të Shukri Ymerit si kryetar i Lobit Euro-Atlantik Shqiptar, me motivin;

Për mos kryerje të detyrës në përputhje me ‘ligjin’, platformën dhe statutin e organizatës mbarë kombëtare të L.E.A.SH.

Për paaftësi në organizim, mungesë transparence në marrjen e vendimeve, mungesë kolegjialiteti dhe shkelje të përhershme të statutit dhe fyerje ndaj kolegëve.

Për falsifikim te të dhënave personale, refuzim të sjelljeve të dokumenteve për të dëshmuar studimin në Universitetin e Prishtinës dhe në Lozanë. Afrimin e një karte pune, ku “dëshmon” se është gazetar profesionist i Unionit të Gazetarëve të Shqipërisë.

Për fyerje të kolegëve dhe të tjerëve ,për arsye politiko-fetare.

Shukri Ymeri (M.Wossner)si person i padëshirueshëm i hiqet edhe e drejta e anëtarësimit në asnjë nga degët apo strukturat e LEASH.

Ky vendim është i plotfuqishëm me pa të drejtë ankese.

Në emër të Kryesisë Qendrore të Lobit Euro-Atlantik Shqiptar.

N/kryetari I L.E.A.SH.

Xhafer Ahmetaj

N/kryetari i L.E.A.SH.

Musa Tolaj

Sekretar:

Petrit Aliaj

Info:E-mail: [email protected][email protected]

Facebook: Lobi Euro-Atlantik Shqiptar

Webfaqja: www.lobishqiptar.com

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat