Drama e shqiptarëve me kamionë drejt Anglisë, 25-vjeçarja vdiq teksa tentoi të bashkohej me të fejuarin

Diaspora

Drama e shqiptarëve me kamionë drejt Anglisë, 25-vjeçarja vdiq teksa tentoi të bashkohej me të fejuarin

Më: 25 tetor 2019 Në ora: 16:47
E reja vdiq teksa tentoi të bashkohej me të fejuarin

Britania ka një histori të vjetër me personat që përpiqen të futen në vend nëpërmjet kamionëve.

Po aq të vjetër e kanë historinë edhe shqiptarët e shumtë që janë përpjekur të futen në ishull ndër vite.

Ata kanë paguar deri në 15 mijë euro për t’u bashkuar me të afërmit ose thjesht për të kërkuar një jetë më të mirë në një prej vendeve më të zhvilluara të Europës.

Image

Në vitin 2017, Fiks Fare zbuloi skemën se si trafikantët i kalonin shqiptarët nga Belgjika drejt Britanisë së Madhe, për 9 mijë deri në 15 mijë euro.

Denoncimi i Fiks Fare: Ja si trafikohen shqiptarët drejt Anglisë

Në vitin 2015, autoritetet franceze ndaluan një kamion që po ashtu ishte frigoriferik. Brenda kishin gjetur 22 shqiptarë nga Kosova dhe nga Shqipëria, mes tyre dhe një fëmijë.

Ata kishin ndenjur për tri orë brenda në frigorifer, para se të kapeshin nga policia. Autoritetet arrestuan shoferin e kamionit, një shtetas rumun, dhe bashkëshorten e tij, si organizatorë të trafikut.

Një nga rastet më dramatikë mund të jetë ai i Erinda Kaçorrit, vajzës që vdiq në mënyrë të tmerrshme pasi kamioni klandestin u përfshi nga flakët.

Tragjedia e 25-vjeçares që donte të shkonte te i fejuari, në Angli, ndodhi në vitin 2014. Bashkë me të humbi jetën dhe Rexhë Myrtezaj, një tjetër i ri shqiptar.

Policia franceze tha se gjithçka ishte shkaktuar nga një cigare e vetme. Edhe në atë rast, shoferi i kamionit, i cili u mor në pyetje për ngjarjen, tha se nuk e kishte ditur që në kamionin e tij kishte pasur klandestinë.

Rasti i vajzës bëri bujë edhe për faktin se ajo kishte aplikuar dy herë për vizë pasi kishte paguar shkollën në Angli, ku do të studionte, dhe të dyja herët ambasada ia kishte refuzuar vizën pa dhënë asnjë shpjegim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat