Zbardhet vdekja e mësueses italiane, shqiptari iu fut në shtëpi dhe e theri me thikë

Diaspora

Zbardhet vdekja e mësueses italiane, shqiptari iu fut në shtëpi dhe e theri me thikë

Më: 26 tetor 2019 Në ora: 19:02
Foto ilustrim

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e Tolfa, Romë, Itali. Dyshimet e para janë se i riu ka qenë nën efektin e alkoolit.

Kishte menduar se nuk do gjente njeri në shtëpi, por kur është përballur me të zonjën e banesës, e ka qëlluar me thikë duke e lënë të pajetë.

Mësuesen e dalë në pension e ka gjetur pas disa orësh e bija, por nuk i kishte mbetur më asgjë për të bërë, pasi e moshuara kishte ndërruar jetë.

Shqiptari tani ndodhet në paraburgim dhe sic shkruajnë mediat italiane, ai jetonte në një qytezë, 70 kilometra larg Romës.

Mësohet se bashkë me të ishte edhe një person tjetër, për të cilin policia ka nisur një operacion kërkimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat