Erdhi dita, që afaristët e suksesshëm në mërgatë të fillojnë me investime kapitale në Kosovë !

Diaspora

Erdhi dita, që afaristët e suksesshëm në mërgatë të fillojnë me investime kapitale në Kosovë !

Nga: Rexhep Elezaj Më: 4 nëntor 2019 Në ora: 20:37
Pamje nga takimi

Sot në selinë qendrore të LVV-je në Prishtinë, anëtari i kryesisë dhe deputet i ardhshëm në Kuvendin e Kosovës, z. Liburn Aliu, zhvilloi një takim me z. Skënderbeg Klaiqin, kryetar i Lobit Euro-Atlantik Shqiptar, me seli në Gjermani, si dhe njëri ndër afaristët e dalluar në mërgatë, meqë rast u bisedua rreth mundësive konkrete për investime kapitale të mërgatës tonë në atdhe.Skënderbeg Klaiqi, së pari z. Aliu ia uroi fitoren e LVV-je në zgjedhjet e 6 tetorit, ku më pas nga perspektiva e tij ia paraqiti mundësitë reale për investim dhe projekte me interes në fushën e energjisë alternative, meqë edhe vetë është inovator në këtë fushë, siç është shndërrimi i nxehtësive dhe molekulave të rrymës në ajër, ato në organizmin e njeriut si dhe avullin nga ngrohjet e sistemeve në fabrika, në rrymë me një kapacitet të lartë megavatesh, që pa dyshim do ishte një projekt me interes për sistemin energjetik në vendin tonë.

Po ashtu, z. S. Klaiqi e njoftoi z. Aliu rreth përgatitjeve që janë bërë me palën gjermane për hapjen e bankës zhvillimore në Kosovë, e cila siç tha ai, është e gatshme të financojë projekte të shumta zhvillimore në Kosovë, me theks të veçantë në bujqësi përmes kredive me interes mjaft të ulët për afaristët bujqësorë, ngase siç dihet kjo lëmi ka ngelur mjaft e pazhvilluar në Kosovë. Tha, po ashtu se këto ditë është në përmbyllje e sipër të bisedimeve me disa mjekë të shquar gjerman të cilët kanë shprehur gatishmërinë e tyre të vijnë në Kosovë për shërimin e të gjitha llojeve të kancerit si dhe për aftësimin e disa spitaleve të cilat aktualisht për shkak të mungesës së kushteve për punë janë të mbyllura. 

z. Liburn Aliu, nga ana e tij, shprehu interesimin e LVV-je dhe të tij personal, që ta ndihmojë dhe përkrah çdo lloj investimi kapital në Kosovë që vjen nga afaristët tanë në diasporë, ngase me fitoren e VV-jes dhe me qeverinë e re në krye me z. Albin Kurti, kryeministër, në Kosovë tanimë po ndodhë ndryshimi, sepse “Erdhi Dita” që mërgata jonë të mos injorohet dhe pengohet më në kyçjen e saj në investime në fusha të ndryshme të ekonomisë, në shëndetësi, turizëm etj. Mbase roli dhe kontributi i mërgatës tonë ka qenë dhe do vazhdon të jetë i një rëndësie të veçantë për zhvillimin e gjithanshëm të Kosovës, si pjesë e pandarë e kombit që është, por edhe si truri i tij më vital të cilin duhet kthyer dhe vu në shërbim të kauzës dhe interesave tona kombëtare!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat