Trafikuan mbi 1 ton kokainë, dënohet shqiptari në Roterdam

Diaspora

Trafikuan mbi 1 ton kokainë, dënohet shqiptari në Roterdam

Më: 8 nëntor 2019 Në ora: 22:52
Foto ilustrim

Gjykata e Roterdamit në Holandë dënoi nga 5 deri në 7 vjet burg 7 të dyshuar si të përfshirë në një mega-transport kokaine.

Ata kishin mundur të fshihnin mes peshqeve të ngrirë, në një kontenier, që ishte nisur nga Ekuadori në drejtim të Holandës, korrikun e 2018-ës.

 Mes të arrestuarve është edhe një shtetas shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ndërsa mes grupit nuk mungon as edhe një amerikan.

Vlera e kokainës, nëse do të dilte në treg, do të ishte rreth 22 milion euro.

Përfshirja e shqiptarëve në tregun e drogërave të forta, është shndërruar në një problem serioz për autoritetet shqiptare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat