Deputeti shqiptar në parlamentin e Suedisë Adnan Dibrani me një veprim të jashtëzakonshëm kundër ish-pjesëtarit të shërbimit sekret rus - Bota Sot
Deputeti shqiptar në parlamentin e Suedisë Adnan Dibrani me një veprim të jashtëzakonshëm kundër ish-pjesëtarit të shërbimit sekret rus

Diaspora

Deputeti shqiptar në parlamentin e Suedisë Adnan Dibrani me një veprim të jashtëzakonshëm kundër ish-pjesëtarit të shërbimit sekret rus

Nga: Astrit Gashi Stockholm Më: 13 nëntor 2019 Në ora: 23:29
Adnan Dibrani

Mësohet se deputeti Adnan Dibrani nesër do të provojë të rrëzojë ish-pjesëtarin e shërbimit sekret rus Andrey Kondratyev si raportues për Kosovën në kuadër të Këshillit të Evropës, në votimin që do të mbahet nesër në parlamentin Evropian në Berlin.

Adnan Dibrani si anëtar i komisionit suedez më të drejte vote si dhe kolegët e tij nga Suedia do të mbështesin Peter Beyerin CDU/CSU si raportues për Kosovën i cili thotë se nuk do të ketë anëtarësim të Serbisë në BE pa njohje të Kosovës.

Adnan Dibrani po nesër pas votimit duhet të kthehet ne Suedi sepse opozita ka kërkuar mocion shkarkimi për Morgan Johanson (S) Ministër i Drejtësisë dhe Migrimit i cili vjen nga koalicioni qeverisë dhe kolegë nga partia e Adnan Dibranit të cilët kanë shumicën në parlamentin suedez.

Ndërsa, arsye që të kundërshtojë kandidatin nga Rusia Andrey Kondratyev si raportues për Kosovën është se ai dyshohet se ishte pjesë e inteligjencës ushtarake të Rusisë, i njohur si GRU, në kuadër të kontingjentit rus të KFOR-it në Kosovë gjatë vitit 2001. Mirëpo, në këtë kohë dyshohet se ai ka qenë i përfshirë në një skandal, i cili pati përfunduar me plagosjen e tij dhe të një qytetari shqiptar të Kosovës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat