Reagim i Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare

Diaspora

Reagim i Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare

Më: 21 nëntor 2019 Në ora: 14:25
Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare

Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare (RRBDSH) në takimet e Bordit Drejtues të mbajtura nga data 18-20 nëntor 2019 në Paris (Francë), informon anëtarët e Rrjeteve të Bizneseve të Diasporës Shqiptare dhe opinionin e gjërë publik, se RRBDSH nuk është organizatore, pjesëmarrëse dhe as sponsorizuese e të ashtuquajtures "Konventë e Bizneseve të Diasporës dhe të huaja", e cila do të mbahet ditët e ardhshme në Prishtinë.

Njëkohësisht informojmë anëtarësinë e të gjitha rrjeteve në botë, se Rrjeti Global me lidershipin e saj është autoriteti i vetëm përgjegjës për organizimin e të gjitha aktiviteve formale dhe jo formale në nivel global.

Me këtë rast, RRBDSH reagon ashpër ndaj abuzimit me autoritetin e saj, duke deklaruar, se çdo formë tjetër e organizimit apo vendim që vie jashtë vendimeve të Bordit Drejtues dhe lidershipit të saj është i papranueshëm dhe jo legjitim.

 

Kryetarë të Rrjeteve                                                  Lidershipi  Global

Texas                 Nazar Mehmeti                                 Nazar Mehmeti, President

Wisconsin          Gani Ahmetaj                                   Elmi Berisha, President për Amerikë/Kanada

Michingan          John Goci                                         Artan Llabjani, President për Evropë

New York           Elmi Berisha                                    Ismet Smajli, Sekretar Gjeneral

Canada                Naser Berisha                                  Naim Dedushaj, Drejtor Ekzekutiv

Angli                   Artan Llabjani

France                 Haziz Vardar

Benelluks            Amet Gjanaj

Gjermani             Mustafë Abazi

Suedi                   Albert Jashari

Itali                      Ermira Zhuri

Kroaci                  Besim Hulaj

Zvicer                   Fehmi Fetahu

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat