Shqiptarët e Finlandës përkrah të dëmtuarve nga tërmeti

Diaspora

Shqiptarët e Finlandës përkrah të dëmtuarve nga tërmeti

Më: 29 nëntor 2019 Në ora: 13:13
Helsinki

HELSINKI, 28.11.2019 (NewsDesk) - Sot, në Ditën e Flamurit, në kujtim të 40 viktimave të deritanishme të tërmetit dhe solidarë me të dëmtuarit prej tij, një grup shqiptarësh me banim në qytetet jugore të Finlandës - Helsinki, Espoo, Vantaa dhe Porvoo, u mblodhën sëbashku dhe ndezën 40 qirinj para Katedrales Luterane, simbol i Helsinkit.

Me këtë rast Konsullja e Përgjithshme e Nderit e Shqipërisë, Dr. Liliana Verdha, duke folur në emër të shqiptarëve të pranishëm dhe të gjithë Komunitetit Shqiptar në Finlandë, shprehu pikëllim për dëmet e mëdha njerëzore dhe materiale të shkaktuara nga tërmeti i para dy ditëve. Njëkohësisht, ajo theksoi se pavarësisht largësisë gjeografike midis Finlandës dhe Shqipërisë, shqiptarët e Finlandës me zemër dhe me mëndje janë pranë Atdheut të dëmtuar nga kjo forcë natyrore shkatërruese.

Lili Verdha vuri gjithashtu në dukje se, në shenjë solidariteti me familjet e viktimave dhe të të dëmtuarve nga tërmeti, shumë prej shqiptarëve të Finlandës, përfshirë dhe vetë atë, kanë dhënë dhe vazhdojnë të dërgojnë të holla në xhirollogaritë e hapura për këtë qëllim nga Qeveria dhe Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat