Ekzekutohet me dy plumba në kokë shqiptari në Itali

Diaspora

Ekzekutohet me dy plumba në kokë shqiptari në Itali

Më: 29 nëntor 2019 Në ora: 23:44
Foto ilustrim

Një 34-vjeçar shqiptar është gjetur i vdekur ditën e djeshme në qytetin e Isola Rizza, në zonën e Veronës në Itali.

Sipas autoriteteve, shqiptari është ekzekutuar me armë zjarri dhe është qëlluar me dy plumba në kokë. Mësohet se viktima është identifikuar si Ervin Karafili, ai u gjet në parkimin e një restoranti agro-turizmi dhe më pas është parë që një makinë të largohej me shpejtësi nga vendngjarja. Karafili kishte precedent penal për trafik droge.

Policia shprehet se i riu shqiptar është qëlluar nga afër, ndërsa dyshohet se Karafili është ekzekutuar për larje hesapesh për trafik droge.

Ndërkohë, policia ka nisur hetimet, por deri më tani ende nuk ka rënë në gjurmët e autorëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat