28 nëntori në Zelandën e Re

Diaspora

28 nëntori në Zelandën e Re

Nga: Sabit Abdyli Më: 1 dhjetor 2019 Në ora: 08:35
28 nëntori në Zelandën e Re

Komuniteti shqiptar në Auckland (Zelandë  e Re) u mblodh sot në një drekë të përbashkët për të shënuar Ditën e Flamurit. Takimi kaloi me emocione të përziera  dhembjeje e krenarie.

Dhembje për viktimat e tërmetit në Shqipëri dhe emocionet e krenarisë që na jep Flamuri  fushë kuq e shkabë zeze nga më të vjetrit në botë. Krejt kohën  gjatë bisedave dominoi ngjarja tragjike pas shembjes së pallateve e  shkatërrimeve në Shqipëri si dhe gatishmërinë  e Kosovës për t’i ndihmuar vëllezërit e tyre në Durrës, Thumanë etj.

Mes lotëve të tubuarit  përkujtuan me një minutë heshtje të vdekurit për të vazhduar më vonë me lutje për shërimin e të plagosurve dhe sistemimin (strehimin) e njerëzve të shtëpive të rrënuara.

Image

Duke parë  solidaritetin  e treguar  të gjithë kishim bindjen se shqiptarët në kohë të liga Flamuri për të cilin  ishim mbledhur i përbashkon shqiptarët  më shumë se gjithçka tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat