Dëshmitë që kryqëzuan tutorin shqiptar: "Bëja prostitutën ditë e natë"

Diaspora

Dëshmitë që kryqëzuan tutorin shqiptar: "Bëja prostitutën ditë e natë"

Më: 14 dhjetor 2019 Në ora: 14:47
Prostitucioni

Një shtetas i shqiptar i dënuar në mungesë nga gjykatat franceze nisi të premten të vuajë dënimin me 6 vite burg për shfrytëzim prostitucioni.

42-vjeçari, Ferdinand Kungulli, dyshohet se ishte tutori i 3 nga 29 vajzave shqiptare që prostituoheshin në qytetin e Nisës në vitet 2016-2017.

Ai ishte pjesë e një klani nga Berati që e vizitonin rrallë Francën për të mos rënë në sy, njëri kishte fituar statusin e refugjatit politik, ndërsa një zyrtar tjetër i burgosur në Greqi e drejtonte aktivitetin nga qelia përmes telefonit.

Një nga gratë e shfrytëzuara, Manerja, i tregoi gjykatës si kishte rënë në kurthin e Kungullit.

"Punoja në një fabrikë këpucësh. Ferdinandin e takova në një lokal, ku më ofroi kafe. U takuam edhe dy-tri herë dhe ai më ofroi ta shoqëroja në Itali ku do të gjeja një punë me rrogë të lartë."

Ajo shtoi se me të arritur në Milano, i pandehuri i kishte marrë pasaportën dhe e kishte detyruar me dhunë të prostituonte për të ripaguar 2 mijë euro.

"Kur i thashë jo hoqi rripin dhe më goditi. Isha e pafuqi. Bëja prostitutën ditë e natë. Ferdinandi nga Shqipëria më thoshte në telefon se po më vëzhgonte."

Vështirësitë e saj do shtoheshin në qytetin e Nisës, ku do i kërkohej t'u shërbente më shumë klientëve për më shumë para, derisa do të mbetej shtatzënë dhe do bënte denoncimin në polici.

Ferdinand Kungulli u arrestua në muajin tetor 2019 me të kaluar kufirin maqedonas, duke u ekstraduar drejt Francës, pasi Shqipëria po neglizhonte udhëzimin për dorëzimin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat