Gati i palëvizshëm dhe i përfshirë në një vrasje: Kush është Liridon Saliuka që u gjet i vdekur në burg të Londrës? - Bota Sot
Gati i palëvizshëm dhe i përfshirë në një vrasje: Kush është Liridon Saliuka që u gjet i vdekur në burg të Londrës?

Diaspora

Gati i palëvizshëm dhe i përfshirë në një vrasje: Kush është Liridon Saliuka që u gjet i vdekur në burg të Londrës?

Më: 11 janar 2020 Në ora: 10:30
Liridon Saliuka

Shqiptari nga Kosova, Liridon Saliuka, me prejardhje nga Drenasi është gjetur i vdekur në burgun e sigurisë së lartë në Belmarsh me 2 janar të këtij viti. Ai po vuante dënimin pasi ishte përfshirë në një vrasje në verën e vitit 2019.

Vdekja e Liridonit u konstatua si vetëvrasje nga policia e Britanisë së Madhe, mirëpo familjarët e tij pohojnë të kundërtën duke thënë djali i tyre nuk ka mundur të kryej vetëvrasje, madje kjo e përafron mendimin e tyre edhe më shumë pasiqë familja e tij vë në dyshime vonesën e rezultateve të obduksionit, dhe nuk pajtohen me to.

Motra e Liridonit Drita, ka thënë se të gjithë në Belmarsh “po flasin për vdekjen e vëllait tim për shkak të një grindjeje me rojet e burgut në qelinë e tij”, dhe kjo ka ngjallur dyshimet se ai nuk është vetëvrarë.

Por kush ishte Liridon Saliuka, që u gjet i vdekur në burg të Londrës:

Edhe familja Saliuka nga Drenasi si shumë familje tjera kosovare, për shkak të gjendjes së rëndë që ishte vendi para 20 viteve u detyrua të largohen nga Kosova dhe të migrojnë për një jetë më të qetë. Liridoni me familjen e tij u shpërngulen në Londër para 20 viteve, për një jetë më të mirë.

Liridon Saliuka, dy vite më parë kishte pësuar një aksident të rëndë trafiku, ku si pasojë kishte marrë lëndime të rënda trupore dhe kishte dëmtuar rënd këmbët, ku me ç’rast i janë vendosur edhe shufra metalike në trup deri në shërimin e plotë, gjë e cila ia vështirësonte qëndrimin në këmbë.

Mirëpo, në verën e vitit 2019 Liridoni u përfshi në një vrasje para një diskoteke në këtë qytet dhe u arrestua bashkë me disa persona tjerë. Ai, po vuante dënimin në burgun e sigurisë së lartë në Belmarsh, deri me 2 janar të këtij vitit dhe u gjet i vdekur.

Ndaj, këtij rasti të dyshimtë, siç po e kërkon edhe famija është hapur hetim i ri, pasi mënyra se si është trajtuar rasti nga ana e policisë po shihet si jokorrekte nga familja Saliuka.

Vdekja e Liridon Saliukës është diskutuar edhe në Parlamentin e Britanisë, ku deputeti Harrow Gareth Thomas ngriti çështjen në Parlament ‘me shpresën për të siguruar qartësi për familjen e tij.

Shërbimi i Burgjeve ka konfirmuar se Saliuka kishte vdekur, dhe Avokati i Popullit i Burgjeve dhe Provës po heton.

Ndërsa, edhe Selen Cavcav, zyrtarë i lartë në Inquest, një organizatë që mbështet të afërmit në gjykatat e koronerit, tha se vdekja e Liridonit është shqetësuese dhe se familjarët e tij duhet ta dijnë të vërten e vdekjes së djalit të tyre.

“Familjes së tij duhet t’i lejohet të marrë pjesë në mënyrë të konsiderueshme në proceset e hetimit dhe të vërtetojë të vërtetën në lidhje me rrethanat e vdekjes së tij.”, ka thënë Cavcav.

Të hënën, me kërkesën e motrës së Liridonit, Ditës do të lejohet një tjetër hetim në trupin e tij dhe të kuptohet e vërteta.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat