U gjet e masakruar në pyll të Francës, 37-vjeçarja përcillet për në banesën e fundit - Bota Sot
U gjet e masakruar në pyll të Francës, 37-vjeçarja përcillet për në banesën e fundit

Diaspora

U gjet e masakruar në pyll të Francës, 37-vjeçarja përcillet për në banesën e fundit

Më: 11 janar 2020 Në ora: 15:12
Brunilda Sadushi

Trupi i pajetë i 37-vjeçares Brunilda Sadushi ka mbërritur pranë familjes në Berat dhe sot në orën 12:00 u përcoll për në banesën e fundit.

Nëna e vajzës, Fatimeja dhe familjarët e saj deklaruan se nuk patën asnjë ndihmë për të sjellë trupin e vajzës nga Franca për në Shqipëri.

Ata pohojnë se kanë marrë borxhe për të kthyer trupin e Brunildës, ndërkohë që djalin e saj 3-vjeçar, Leonardon, nuk kanë mundur dot ta marrin në Shqipëri sepse nuk i ka lejuar shteti francez.

Mes lotësh, nëna e Brunildës kërkoi nga shteti edhe ardhjen e 2 djemve që ka në burg për të marrë pjesë në funeralin e motrës së tyre të vetme, për të cilët bëri edhe kërkesë pranë IEPV-së Berat por nuk aprovua.

Brunilda u gjet e vdekur në një park të Mougins, ku thuhet se punonte si prostitutë dhe u vra nga një klient, i cili ka pranuar krimin.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat