Ikjet nga Kosova, tre shqiptarë ndalohen në Rumani – ia kishin mësyrë Europës ilegalisht - Bota Sot
Ikjet nga Kosova, tre shqiptarë ndalohen në Rumani – ia kishin mësyrë Europës ilegalisht

Diaspora

Ikjet nga Kosova, tre shqiptarë ndalohen në Rumani – ia kishin mësyrë Europës ilegalisht

Më: 14 janar 2020 Në ora: 14:56
Tre shqiptarët

Policia rumune ka ndaluar tre të rijnë nga Kosova derisa ilegalisht po kalonin kufirin nga Serbia për në Rumani me synimin për të udhëtuar drejt shteteve të Bashkimit Evropian.

Të rinjtë e moshave 24 dhe 25 vjeçare janë ndaluar nga rojet e kufirit në Timis, shkruan pressalert.ro.

Tre kosovarët ishin kapur mbrëmjen e të dielës derisa po kalonin në këmbë nga Serbia për në Rumani. Pasi ishin ndaluar, ata nuk e kishin arsyetuar futjen e tyre në Rumani, ndërkohë policia kufitare i kishte dërguar drejt stacionit policor.

Pas ndalimit tre kosovarët kishin treguar se kishin ecur në këmbë duke qenë se nuk kanë pasur kurrfarë dokumentacioni të udhëtimit dhe se synim kishin daljen në ndonjë prej shteteve të Europës.

Lidhur me rastin tashmë kanë filluar hetimet, ndërkohë janë njoftuar edhe autoritetet kufitare serbe, për të kryer një hetim të përbashkët.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat