Sherr në një tavernë në Greqi, shqiptarët plagosin një grek - Bota Sot
Sherr në një tavernë në Greqi, shqiptarët plagosin një grek

Diaspora

Sherr në një tavernë në Greqi, shqiptarët plagosin një grek

Më: 18 janar 2020 Në ora: 17:43
Greqi

Një grup prej 5-6 shqiptarësh janë përfshirë në një sherr në një tavernë Greqi, ku si pasojë një 37-vjeçar grek ka mbetur i plagosur.

Sipas mediave greke, sherri ka ndodhur mbrëmjen e të premtes në Chalkidona, ku njëri prej shqiptarëve plagosi me mjet prerës grekun.

I plagosur fillimisht u dërgua në Qendrën Shëndetësore të zonës dhe më pas në një spital në Selanik.

Policia po heton për të zbardhur shkaqet e ngjarjes.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat