Amy Bitici: Modelistia Shqiptare - në televizion amerikan Fox5 me fustanet e nusërisë nga salloni Atelier i Zoya-s

Diaspora

Amy Bitici: Modelistia Shqiptare - në televizion amerikan Fox5 me fustanet e nusërisë nga salloni Atelier i Zoya-s

Nga: B.S Më: 20 janar 2020 Në ora: 21:14
Beqir Sina

Washington DC : Atelieria "Zoya-s" është e vendosur në Falls Church, Virginia, në zemër të zonës së metrosë, e specializuar në veshje martesore- fustanet e nusërisë, të cilat thuhet se janë unike dhe të bukura, nga stilistë të kualiteteve të lartë ndërkombëtarë, është bërë pjesë e një emisioni në kanalin televizivë Fox5, për të promovuar fustanet e nusërisë të Atelier i Zoya-s.

Pronarja e saj dyqanit i cili është bërë mjaft i njohur në këtë qytet dhe më gjerë, në Virginia dhe Washington D.C, është pronë e dy grave shqiptare, Amy dhe Zoja Bitiçi, pjestar të familjeve të emigrantëve shqiptar, ikur nga Shqipëria, dekada të kaluara, e cila e hapi këtë dyqan për shitjen e fustaneve të nusërisë, tre vjet më parë.

Atelierja Zoya, është një butik i fustaneve të nuseve dhe veshjeve të mbrëmjeve mondane, i cili  u hap në janar të 2017, si një ndërmarrje e përbashkët e Amy dhe Zoya Bitici. "Ne kemi stiliste të aftë dhe shumë të ndryshm në përzgjedhjen e tuaj. Zoya është ideuesja dhe krijuesia — ajo është jashtëzakonisht e talentuar, krijuese e të gjitha gjërave. Dhe, unë e menaxhoj më shumë anën e biznesit, "ka thënë Amy, për blowgun NorthernVirginia, tre vjet më parë kur ata inaguruan këtë dyqan, që sot është bërë mjaft i njohur për fustanet e nusërisë.

Nga një ish-instruktore në Shkollën e Dizajnit të Parsons dhe një e diplomuar në Institutin e Teknologjisë së Modës, Zoya, kishte një studio të projektimit në New York City, para se të zhvendosej në Virginia  - shumë afër me Washington D.C.. Duke bashkuar përvojën e saj me historinë e biznesit të SHBA, pronarët e dyqaneve të këtyre veshjeve e përshkruajnë  Atelierin "Zoya-s"  të Amy dhe Zoya Bitici  si vendin "ku stili i Nju Jorkut takon me atë në Londër." ka shkruar blowgu NorthernVirginia.

Ajo më tej spjegon se shitorja e fustaneve të nusërisë “ Atelieria Zoya-s", është i vendosur në një ndërtesë historike nga viti 1890, dhe përmban një sallë ekspozite të gjerë me dysheme druri dhe "trupa" femrash me fustane të varura me shumë fines. Në qendër të dhomës, është një divan përshtatur me një dhomë klasike pritje që ofronë një mjedis simpatikë dhe komodë për konsultime të ndryshme me klientët. Konsumatorët që vijnë në Atelierin "Zoya-s", marrin edhe në një seancë martese, fillimisht duke u qerasur edhe me  një  gotë shampanjë, kafe ose çaj, deri sa punojëset e shitores që janë stilistë të kualifikuar, vazhdojnë punën e tyre për të gjetur ose dizajnuar një fustan që plotëson tiparet e tyre, dhe njëherishit e konvertuar aty për aty me dëshirën e tyre......për fustanin e ëndrrave tuaja - nusërinë.

"Ne nuk jemi në biznes të përpiqemi të fshehim....diçka. Ju duhet të ndiheni të bukur pavarësisht nga figura dhe trupi juaj dhe çfarëdo është forma juaj. " thotë Amy Bitiçi.

Kurse, Zoya krenohet me shërbimin e saj, duke ofruar klientëve mundësinë për të rregulluar një fustan me stilistet e saj, e cila punon me ta për të skicuar dizajne, të zgjedhin pëlhura dhe cohe, që të sigurojë përshtatjen e duhur. Shërbimet e bëra për klientët nga“ Atelieria Zoya-s", operojnë nga 4,500 - 30,000 dollarë, dhe 10 përqind e fitimeve i dhurohen bamirësisë së dëshiruar të klientit.

"Tani trending në dyqanin“ Atelieria Zoya-s" e kan fustanet me  qëndisje, beadwork, shpina të ulët(zbuluara) dhe mëngë të plota. Veshja e mbrëmjes sillet nga $ 250 - $ 7,000 dhe ato martesore nga $ 2,500 - $ 8,000. Dyqani gjithashtu mbanë një shumëllojshmëri të aksesorëve të pasura, përfshirë çanta dhe këpucë nga brendi Badgley Mischka dhe vello të nusërisë, ka shkruar në Prill 2017,  në artikullin e saj “Shop Talk: Zoya’s Atelier” Eliza Berkon, nga blowgu NorthernVirginia, trasmeton Bota sot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat