E dhimbshme: Ja çfarë shkruan shoku i Erion Morinës nga Malisheva pas lajmit që mori

Diaspora

E dhimbshme: Ja çfarë shkruan shoku i Erion Morinës nga Malisheva pas lajmit që mori

Nga: N.H Më: 22 janar 2020 Në ora: 16:29
Pamje nga vendi i ngjarjes

Vrasja e Erion Morinës (20 vjeçar) nga Malisheva tronditi të gjithë.

Policia italiane ditë më parë kishte arrestuar M.Morina i dyshuar për vrasjen e kushëririt të tij, Erion Morinës, nga Drenoci i Malishevës, trupi i pajetë i të cilit u gjetë në lumin e Kalkios në Itali.

Sipas mediave italiane, M.Morina është kushëriri i viktimës, i cili ishte moshatar me të dhe së bashku me të ishin shpërngulur në Itali, para disa viteve.

Mediat italiane raportojnë se M. Morina u arrestua nga policia ditën kur ndodhi vrasja, por arrestimi i tij u bë i ditur vetëm mbrëmjen e djeshme.

E pas lajmit të dhimshëm, shoku i ngushtë i Erionit ka shkruar disa fjalë, me të marrin lajmin për për vrasjen e këtij të fundit.

“U prefsh në paqe Erion. Na ke djeg shpirtin”, shkruan shoku i tij.

Image

Kujtojmë se për të kujtuar 20 vjeçarin, në vendin e ngjarjes gjatë ditë më parë shokët e tij vendosën edhe disa buqeta me lule dhe qirinj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat