Ky është personi që dyshohet se vrau 20 vjeçarin nga Malisheva, dalin pamjet

Diaspora

Ky është personi që dyshohet se vrau 20 vjeçarin nga Malisheva, dalin pamjet

Nga: N.H Më: 22 janar 2020 Në ora: 18:18
Erion Morina 20 vjeçar nga Drenoci i Malishevës

Erion Morina 20 vjeçar nga Drenoci i Malishevës ka humbur jetën ditë më parë në Itali.

Policia italiane lidhur me rastin kishte bërë të ditur se kishte arrestuar M.Morinën, i dyshuar për vrasjen e kushëririt të tij, Erion Morinës, 20-vjeçarit nga Drenoci i Malishevës, trupi i pajetë i të cilit u gjet në lumin e Kalkios në Itali.

Sipas këtyre mediave, M. Morina u arrestua nga policia ditën kur ndodhi vrasja, por arrestimi i tij u bë i ditur vetëm mbrëmjen e djeshme.

Shkak për këtë vrasje ishin 50 ose 100 euro që Erioni i kishte huazuar kushëririt të tij.

Personi që dyshohet se vrau Erionin, kishte rrëfyer para autoriteteve se e kishte zënë paniku pas sherrit dhe e ka transportuar trupin e kushëririt të tij, i cili ende nuk kishte vdekur, në Naviglio duke e hedhur në lumë ku dyshohet se edhe ka ndërruar jetë.

“Bota sot”, nga burimet të afërta me familjen Morina, ka siguruar edhe fotografi të personit që dyshohet se vrau 20 vjeçarin nga Malisheva.

Image
Erion Morina dhe M.Morina

Këto burime për gazetën “Bota sot”, kanë konfirmuar se M.M, në foton e mëposhtme është personi kryesor që dyshohet për këtë vrasje.

Image
Erion Morina dhe M.Morina

Erion Morina dhe M.Morina në të kaluarën kishin pasur marrëdhënie të mira shoqërore, dhe kjo vërehet qartë edhe në bazë të fotografive të siguruara, ku gjithmonë këta dy kishin që qëndruar së bashku, si në Kosovë, ashtu edhe pas shkuarjes në Itali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat