I shumëkërkuar prej vitesh, policia italiane kap shqiptarin

Diaspora

I shumëkërkuar prej vitesh, policia italiane kap shqiptarin

Më: 24 janar 2020 Në ora: 20:36
Itali

Policia e Riminit, pas hetimeve të hollësishme, për ekzekutimin e një urdhër arr sti ndërkombëtar të lëshuar nga Gjykata e Tiranës, përmes Interpolit, arrestuan një 32 vjeç shqiptar, i cili prej muajsh ishte në arrati.

Shqiptari ishte në kërkim ndërkombëtar që nga Prilli 2019, pasi në Shqipëri ishte dënuar me katër vite burg për dhunimin e një personi.

Si ndodhi ngjarja?

Në vitin 2014, një roje sigurie ndërhyri për të shuar një mosmarr ëveshje, ku ishte i përfshirë 32-vjeçari dhe një tjetër person.

Në këtë moment shqiptari mbërtheu një kaçavidë dhe ia nguli në sy duke i shka ktuar një gja kderdhje të rëndë.

Pasi dëgjuan lajmet se njeriu i shumë kërkuar mund të jetonte në qytet, policia filloi menjëherë gjurmimin e tij, duke kryer shërbime të shumta vëzhgimi në disa vende dhe duke vëzhguar njerëzit e afërt të personit në kërkim.

Pas disa ditësh kërkim policia e pa atë të dilte me kujdes nga një ndërtesë në Rivazzurra, me fytyrën e mbuluar nga një shall, në mënyrë që të mos dallohej.

Pasi u bllokua, personi i kërkuar u dërgua në komisariat dhe duke pasur sigurinë se ishte shqiptari 32-vjeçar, u vu në dispozicion të Kryetarit të Gjykatës së Apelit të Bolonjës për aktivizimin e procedurës së ekstradimit në Shqipëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat